Bylykbashi: Censi 2023 i manipuluar, kemi dorëzuar në Kuvend amendamentet që të votojnë të gjithë shqiptarët

KONFERENCË PËR SHTYP N/KRYETARI I PD, OERD BYLYKBASHI

Siç ju jeni në dijeni, Partia Demokratike, deputetët e saj kanë dorëzuar zyrtarisht në parlament amendamente të cilat ndryshojnë rregullat për identifikimin e zgjedhësve në procesin e votimit, kjo jo vetëm me ndikim për ata që votojnë në Shqipëri, por mbi të gjitha me ndikim të jashtëzakonshëm në zgjerimin efektiv, maksimal të të drejtës së votës së atyre që votojnë nga jashtë Shqipërisë.

Me këtë amendament, që do ta shpjegojë më pas zoti Kaso, ne bëjmë të mundur një ndryshim rregulli që përputhet me këtë reformë të jashtëzakonshme që është bërë në të drejtën e votës në Shqipëri, në zgjerimin e kësaj të drejte në gjysmën e elektoratit shqiptar.

Që kjo të kuptohet më qartë, se përpara jemi përballë një situate jo vetëm të rëndësishme, por edhe kritike për zgjidhje tani, unë jam i detyruar t’ju jap disa shifra të cilat shpeshherë dalin jashtë fokusit të debatit të përditshëm.

Republika e Shqipërisë ka në regjistrat e saj të gjendjes civile, pra në regjistrin kombëtar të gjendjes civile, rreth 4 milionë e 700 mijë shtetas nga 0 deri në sa vjeç jetojnë, pra janë 4 milionë e 700 mijë shtetas shqiptarë. Prej këtyre, zyrtarisht në këtë moment janë 3.7 milionë shtetas me të drejtë vote. Pra janë mbi 18 vjeç.

Më datë 11 maj, 3.7 milionë shtetas kanë të drejtën e votës, pra rreth 1 milion janë në moshën 0 deri në 18 dhe nuk votojnë.

Pra këta 3 milionë e 700 mijë shtetas janë rreth 79% e shtetasve shqiptarë me të drejtë vote.

Në Republikën e Shqipërisë, sipas censusit dhe të dhënave zyrtare të deklaruara çdo vit nga INSTAT për censusin e fundit, në gjykimin tonë janë të dhëna të manipuluara dhe jo të vërteta. Kjo shifër është 2.4 milionë, pra shtetas shqiptarë nga 0 deri në 18 vjeç dhe mbi 18 vjeç, janë 2.4 milionë persona që jetojnë në Shqipëri.

E ritheksoj, në gjykimin tonë, në informacionin tonë, dhe ato të dhëna që dolën, ju e dini që INSTAT e zgjati shumë kohë fazën e publikimit të të dhënave dhe qartazi për t’i manipuluar këto të dhëna.

Janë më pak se 2.4 milionë, por duhet të konsiderojmë që kjo shifër përfshin edhe të huaj që jetojnë në Shqipëri, sepse ky është qëllimi i censusit.

Pra numri i atyre që jetojnë zyrtarisht jashtë Shqipërisë, sipas këtyre të dhënave zyrtare, është 2.3 milionë shqiptarë. Ky numër mund të jetë më i madh, mund të jetë rreth 2.7 milionë.

Bazuar në shifrën zyrtare, në këtë 2.3 milion që jeton jashtë Shqipërisë, duhet të kemi parasysh që aty pjesa më e madhe e popullsisë është në moshë madhore, emigracioni kryesisht përbëhet nga njerëz që janë të aftë për punë, pra mbi 18 vjeç, që janë larguar nga Shqipëria.

Raporti i atyre me të drejtë vote është më i madh sesa raporti i përgjithshëm mesatar, pra më i madh se 79%.

Pra në gjykimin tonë, nëse do të bazoheshim vetëm tek shifra zyrtare prej 79% e 3.7 milionë shqiptarëve që jetojnë jashtë, janë jo më pak se 1.8 milionë shqiptarë me të drejtë vote që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Duke pasur parasysh se ka shumë studentë, njerëz që kanë shkuar për punë, apo se shifra reale është më e madhe, kjo shifër duhet të jetë afër 2 milionë shqiptarë me të drejtë vote jashtë Shqipërisë.

Është dështim i këtij shteti, i kësaj qeverie që të ketë të dhënat e sakta, ose kur i ka, i manipolon, por ky është realiteti. Po flasim për më shumë se gjysmën e shqiptarëve që kanë të drejtë vote, që kjo reformë që filloi në vitin 2020 dhe u perfekcionua më së shumti në vitin 2024, u jep të drejtën e votës.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko