Jamarbër Malltëzi ka reaguar pas vendimit të Apelit për shtyrjen e vendimit për kërkesën e tij për heqjen e masës.
“Unë, shkruan Malltezi, kam depozituar kërkesë për përjashtimin e tij (Ergert Pëllumbi-t) bazuar në faktin e njohur nga media se ai ka konflikt interesi duke qenë nipi i Bujar Himçit i cili ka fjalosje ndaj Berishës dhe ka qenë zyrtar i lartë i PS që në fund u dënua për falsifikim në tenderin shumë milionësh të pasaportave”.Ky është niveli i llumit të Soros ndaj veç përballje me këto lëtyra”, shkruan Malltezi
Postimi
Ore njerëz të mirë, mos thoni Apeli sikur janë një grup shkencëtarësh që mblidhen e peshojnë argumentet, por është një tek, gjyqtari i vetëm Ergert Pëllumbi. Unë kam depozituar kërkesë për përjashtimin e tij bazuar në faktin e njohur nga media se ai ka konflikt interesi duke qenë nipi i Bujar Himçit i cili ka fjalosje ndaj Berishës dhe ka qenë zyrtar i lartë i PS që në fund u dënua për falsifikim në tenderin shumë milionësh të pasaportave. Kërkesa ime për përjashtim do shihet nga një militant tjetër i PS që do e rrëzojë dhe Ergert Pëllumbi do shpallë lënien në fuqi nesër. Kaq e thjeshtë është e nuk ka lajm. Duhet kuptuar që pisllëkun që injektoi Soros me levat e tij përfshi Edi Ramën e Yuri Kim nuk hiqet dot me një seancë por do jetë maratonë. Kini parasysh se prokurorët kanë falsifikuar dokumente zyrtare veç për ti shërbyer Edi Ramës dhe këtë nuk e bën njeri nëse nuk ka mbështetje të fortë se çdo shkelje ligji do i tolerohet. Refuzojnë të nisin procedim penal ndaj Taulant Ballës ndonëse ia kam depozituar dy herë dhe pas 4 vitesh hetime deri në letërkëmbime (donin të rrëzonin dokumentet zyrtare të botuar në Fletore zyrtare me letërkëmbime dhe kanë marrë dhjetëra mijëra faqe deri kontrata qeraje të ushtarakëve italianë në Sarandë!!) ka rezultuar se Taulant Balla kreu kallëzim të rremë! Në burg është Salianji ndonëse nuk ka bërë kallëzim por jo tualeti i partisë se ai me bandat i promovuan këta zullumqarë. Kanë pësuar dëm mbi 340,000 € financat publike nga shpërdorimi i detyrës i Edi Ramës i certifikuar me vendim gjykate të formës së prerë dhe as SPAK e as gjykatat nuk pranojnë të nisin procedim penal. Ka refuzuar Rama të zbatojë vendim gjykate të formës së prerë me dëm mbi 340,000 € por prokurorët e gjyqtarët vendosin mosfillim procedimi penal për të dhe nisin procedim për Bardh Spahinë që zbatoi rekomandim të KLSh (ose Rama është mbi ligjin ose duhet të ketë kod penal tjetër për Ramën).
Ndaj mos mbani shpresa nga këta lëtyrat e këtushme që e dinë Soros për Zot dhe prokurorët e gjyqtarët e Soros i mbajnë për dishepuj apo pejgamer të Zotit.
Ja një ilustrim që sapo më erdhi nga trajtimi i çështjes sime në Gjykatën Kushtetuese: GJK ka votuar dhe ka vendos largimin e gjyqtares Sonila Bejtja për konflikt të mundshëm interesi pasi që një herë para 14 vitesh ajo ka punuar si notere kur unë kam blerë një apartament, POR po GJK ka vendos me votë mos largimin e Marsida Xhaferllarit ndonëse në dosjen gjyqësore ekziston opinioni i bashkëjetuesit të saj Alibeaj, i cili për të tepër thotë “Berisha po na sulmon familjarisht” – pra troç familje as të dashur apo bashkëfamiljarë. Ky është niveli i llumit të Soros ndaj veç përballje me këto lëtyra.
Kur Soros i kap prokurorët e gjyqtarët nuk ka mëshirë fare që t’i nxjerrë si palaço për meme. Shihni GJK kur deklaroi se “35 deputetë nuk legjitimohen”, apo “Berisha është i lirë të dalë jashtë shtetit por nuk duhet të dalë nga shtëpia” apo kur para dy muajsh pretendoi se Berisha nuk e kish kërkuar përjashtimin e Irena Gjokës ndërsa Gjykata e Strasburgut i kërkon përgjigje Shqipërisë se pse e kish lënë veç Irena Gjokën në konflikt të pastër interesi si gjyqtare e vetme për caktimin e masave.
Janë në shërbim ndaj hajdutëve por edhe ne duhet të jemi në përballje me hajdutët dhe shërbëtorët e tyre. Të gjithë gjyqtarët që kanë nxjerrë vendime që gjenden në shkelje nga Strasburgu nuk meritojnë të jenë gjyqtarë.