Alimehmeti: Veliaj e ka vendin në burg, por Rama e mban sepse kanë dosje për njëri-tjetrin

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti duke folur në protestën para bashkisë së Tiranës, u shpreh se Erion Veliaj duhej arrestuar sapo doli nga SPAK, pasi kërkoi në gjendjen civile personin që e kishte denoncuar, me qëllim që të prishte provat.

Sipas Alimehmetit, Rama nuk e ka lëshuar ende Veliajn, pasi edhe ky i fundit ka dosje për kryeministrin.

“Erdhi në këshillin e fundit të vitit të kaluar, i freskët nga SPAK Erion Veliaj dhe erdhi e tha do flas para këshillit bashkiak. Këshilli nuk është një vend ku ai të bëjë rrëfime dhe ta përdorë për veten e vet.

Të bëjë çtë dojë, në konferencë apo vend tjetër. Aty është vendi për të folur për Tiranën dhe problemet e qytetarëve të Tiranës dhe nuk ka problem”, tha Alimehmeti.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko