Berisha: Asgjë nuk e shpëton Olsin! Rama ka përpara problemin e tmerrshëm të McGonigalit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar se Olsi Rama, vëllai I kryeministrit Rama nuk do të mund t’i shpëtojë drejtësisë.

Në konferencën javore me gazetarët, Berisha tha se ka dorëzuar dokumente autentike, zyrtare, origjinale, që faktojnë se ai ka përdorur makinën 5 herë.

“Qytetari digjital, i cili ka dhënë hollësira mbi letrën, do të më kthejë përgjigje për pyetjen që shtruat.

Por një gjë, asgjë nuk e shpëton dot Olsi Ramën.

Dhe më të parët që duhet ta mbroni këtë tezë, jeni ju këtu, pasi ju e keni dëgjuar atë, me zë dhe figurë, të deklarojë se atë makinë e kam përdorur vetëm një herë, që kam shkruar në Selanik.

Kurse unë u kam dorëzuar dokumente autentike, zyrtare, origjinale që faktojnë se ai ka përdorur makinën 5 herë.

Atëherë, unë i shtroj pyetjen Edi Ramës, çfarë të shtyn ty që të bëhesh dorëzanë për vëllain tënd, Olsi Rama, përveç bashkëpunimit që mund të kenë pasur.

Sepse në qoftë se ky deklaron se atë makinë e kam përdorur vetëm njëherë aksidentalisht, njeriu mund të thotë se kushedi si i ka ardhur puna dhe e ka përdorur, po të kalojë miu nën mustaqe 5 herë, atëherë miun e ke në xhep ti.

Ndaj dhe askujt nuk mund t’ia shesë Edi Rama këto.

Edi Rama të mos përdorë mercenarë si zëdhënës, por të dalë vetë t’u thotë shqiptarëve se çfarë ka dashur vëllai i tij 5 herë me makinën që udhëtonte kryesisht Gentian Gjonaj dhe Genti Xhixha.

Apo do të thotë se këto nuk i pranoj se janë sekret?

Po ku ka sekret për Sali Berishën?

Ai të mbulojë krimet duke i cilësuar sekret, asnjë njeri në Shqipëri nuk do e bëjë atë.

Unë kam një lehtësi në ëktë mes, se në qoftë se shkoni ju në janar të vitit 2015, në statusin e dytë ose të tretë, unë kam nxjerrë emrin e Olsi Ramës.

Dhe në mënyrë absolute nuk e kam bërë me asnjë tendencë, e kam bërë siç më kanë ardhë informacionet.

Ka qenë Olsi Rama, kanë qenë Dabullët. Që të gjithë janë të lirë të Xibrakës. Përveç Ermal Hoxhës ka qenë edhe Kolaneci i Hoxhës.

Ata kanë jetuar në hotelin e Makbule Çeços. Kanë qenë dy djemtë e Arta Dadës. Ajo ishte fabrika e partisë.

Po nuk reagoi Edi Rama në atë kohë?

Edi Rama t’i kërkojë me shkrim, meqenëse do të pastrohet, t’i kërkojë prokurorisë së Hanoverit t’i japë certifikatë me shkrim, t’i kërkojë DEA-s në Athinë.

Po jo Alfred Shehut, një gënjeshtari publik, Alfred Grecës, se ai është vëllai siamez i Mehmet Grecës.

5 udhëtimet e tij dhe deklarata e tij, betimi i tij se ka udhëtuar vetëm 1 herë, ato marrin rrrugë në të gjithë botën.

Ai ka problemin e tmerrshëm përpara, ka McGonigalin. Ai çdo natë sheh në ëndërr McGonigalin. Po, ua them unë ju. Dhe ne do ndërmarrim veprime.

Ku i mori ky 225 mijë dollarë që ia dha McGonigalit. Nga i gjeti? Me thes i ka çuar. Si i çoi? Se ato janë numëruar në garazh. Ajo është një aferë kriminale ndër më të mëdhatë që mund të ekzistojë. E nivelit kryeministër.

Nuk e shpëton më Ulsi atë. Ulsiu është në jhall të madh për veten. Nuk shpëton dot veten se regjistrimet për të janë fatale”, u shpreh Berisha.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko