Berisha: Ne do të fitojmë, piramida e tyre mbi mashtrimin dhe krimin do shembet!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se demokratët do të fitojnë në zgjedhjet e 11 majit, pasi piramida e ndërtuar mbi mashtrimin dhe krimin do shembet.

Gjatë fjalës së tij në takimin me anëtarët e Departamentit ‘Brain Gain’, Berisha u shpreh se demokratët përgjatë këtyre 3 viteve, ‘nuk kishin mbështetje, para, fonde, për veprimtarinë e tyre, por kishin vetëm të vërtetat që mbrojtën, vendosmërinë e tyre për të qëndruar në mbrojtjen e atyre të vërtetave, pavarësisht se kush i sulmonte, pavarësisht nga fuqia e jashtëzakonshme e atyre që i sulmonin’.

“Për të marrë një leje ndërtimi qytetari i Kolonjës apo i Tropojës, e merrte në komitetin ekzekutiv. Për të ndërtuar një shkollë fshati e merrte në komitetin ekzekutiv dhe kur kishte lokalitete, e merrte aty. Për të zbatuar një projekt shkencor studiuesi, absolutisht e merrte te zv/dekani për anën shkencore. I’a dorëzonte projektin dhe ai  ja miratonte.

Sot Edi Rama në një rast unik në botë, shpalli veten kryetar të Këshillit Shkencor Kombëtar.

Sot Edi Rama në një rast unik në botë, shpalli veten kryetar të Komisionit të Ujërave në Shqipëri, i cili është një ent rregullator që duhet të ndërtohet nga specialistë të fushës që u dalin zot edhe ruajtjes edhe shfrytëzimit të tyre.

Pra sot është një formë narkodiktaturë të cilën Huntigton me shumë të drejtë e ka quajtur, forma më e keqe e diktaturave. Më e keqe thotë se komunistja dhe ai e ka ditur mirë viktimat që ka patur, më e keqja se nazistja dhe ai e ka ditur mirë viktimat që ka patur, por kjo thotë nuk ka asnjë rregull.

Kam menduar shumë herë dhe kam një ambiguitet në veten time se, si ka mundësi që një komb që përjetoi një mënxyrë kaq të madhe, siç ishte diktatura staliniste e pranoi këtë të dytën pa ndonjë rezistencë të madhe.

Kam menduar se ka një shtrirje, vazhdimësi të psikologjisë totalitare, por prap kur shoh se çfarë ndodhi në SHBA këto vitet e fundit, nga ekstremi i majtë atje, se si thirrje dhe lavdërohej censura e cila nuk pjell asgjë tjetër përveç fanatizmit, verbëri dhe injorancë.

Se si gjigandët botëtorë të informacionit u lëshuan pas censurës duke mos kuptuar se kujt i shërben dhe çfarë pasojash katastrofale kishin.

Se si njerëz që unë kisha respektet më të mëdha, shkruani; po duhet censura. Atëherë ka një problem shumë më të gjerë se shqiptar.

Ndaj dhe bëra këtë ekspoze për të thënë se sa i rëndësishëm është ky manual i juaji që ka vetëm  një rrugë me argumente dhe të vërteta të kundërshtojmë propagandë e cila bazohet fund e krye në mashtrim. Dhe jo vetëm të luftojmë, por të kemi kurajo dhe besim se do të fitojmë.

Kur unë mendoj se, si fitoi Donald Trump duke patur në anën tjetër gjigandin propagandistik të të gjitha kohërave më të madh, mediat e mainstrem amerikan, duke patur edhe këto mediat sociale jo në favor, duke patur perandorinë e polleve, 1 miliardë e 600 milionë, polle për të manipuluar opinionin publik amerikan. Të gjitha absolutisht, për ta nxjerrë Trump të pashpresë dhe Kamalën fitimtare dhe glorioze.

Mirëpo ato u bënë të gjitha pluhur me datën 5 nëntor 2024.

Ne përveç kësaj, se këtij vendi është i çuditshëm, i takojnë gjëra që nuk e marr vesh ndonjëherë. Ka disa momente Shqipëria si asnjë vend tjetër. Njëherë u bë kopështi i ndritur i socializmit, tani kopështi eksperimental i Xhorxh Soros, por prap në të gjithë këtë situatë PD ja doli.

Nëqoftëse kishte një projekt asgjësimin e saj, ose shndërrimin e saj në një forcë fiktive. Kjo ishte shumë evidente, nuk duhet të ishte për arsyet që i kishin përcaktuar vetë. Megjithatë demokratët nuk kishin mediat. Një kontroll i mediave si në Shqipëri, absolutisht nuk besoj të ketë vend tjetër, përveç Koresë së Veriut.

Nuk kishin mbështetje, para, fonde, për veprimtarinë e tyre.  Nuk kishin, por kishin vetëm të vërtetat që mbrojtën, vendosmërinë e tyre për të qëndruar në mbrojtjen e atyre të vërtetave, pavarësisht se kush i sulmonte, pavarësisht nga fuqia e jashtëzakonshme e atyre që i sulmonin. Dhe njëra pas tjetër, çdo përpjeke dështoi.

Dëshoi përpjekja për ti emëruar kryetarin.

Dëshoi përpjekja për ti marrë flamurin.

Dëshoi përpjekja për ti asgjësuar nëpërmjet burgosjeve.

Çfarë dua të them me këtë? Dua të them se, po ti vështrojmë pas këto 3 vite ne do të ishim zhdukur minimumi 3 herë, por ja ku jemi sot.

‘Ata munden, ne fitojmë’ absolutisht dhe ne do të fitojmë, sepse tani piramida e tyre e cila ndërtohet mbi mashtrimin, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve është piramidë që shembet dhe nuk ka forcë në botë që ta mbrojë më”, u shpreh Berisha.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko