Në një takim të organizuar nga departamenti “Brain Gain” i Partisë Demokratike, lideri Sali Berisha ka theksuar rëndësinë e angazhimit të qytetarëve, veçanërisht atyre jashtë vendit, në procesin zgjedhor. Ai u bëri thirrje studentëve, intelektualëve dhe specialistëve shqiptarë që jetojnë jashtë të kontribuojnë aktivisht në ushtrimin e të drejtës së tyre kushtetuese të votës.
Berisha: Do ta mbyll duke ju përgëzuar edhe njëherë e duke ju ftuar ju, anëtarëve të këtij departamenti, por të gjithë studentët, specialistët, intelektualët jashtë të jepni kontributin tuaj më të madh të mundshëm në ushtrimin e të drejtës kushtetuese të votës, të jepni kontributin tuaj më të madh të mundshëm në ushtrimin e të drejtës kushtetuese të votës të bashkëatdhetarëve tanë jashtë vendit.
Është e një rëndësie të jashtëzakonshme që nga 1 milionë e 500 mijë shqiptarë jashtë vendit me të drejtë vote, shumica e tyre të mund të votojnë.
Të firmosë me votën e tyre ndryshimin, rotacionin se e vërteta është që ‘ata thyhen dhe ne i mundim’ dhe ne kemi një program të shkëlqyer, kemi një program transformues, kemi një program shpëtimtar për Shqipërinë.
Faleminderit!