Opozita protestë para Bashkisë Tiranë/ Këlliçi: SPAK ta ndajë mendjen: Ose të zbatojë ligjin, ose të ulë qepenin

Sot përpara Bashkisë së Tiranës do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj, pasi ky i fundit është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për 4 vepra penale.

Opozita ka zhvilluar dhjetëra protesta para bashkisë së kryeqytetit me qëllimin e vetëm që Veliaj të japë dorëheqjen dhe t’i dorëzohet drejtësisë, pasi ai akuzohet për mosdeklarim e fshehje pasurie, pastrim i produkteve kriminale dhe korrupsion aktiv e pasiv.Pasi u përfshi në disa skandale, nisur nga inceneratori i Tiranës, shembjen e teatrit dhe më pas dosja “5D”, përfaqësuesit dhe mbështetësit e opozitës i bëjnë thirrje kryebashkiakut që të largohet nga posti, pasi sipas tyre ai është një i hajdut që ka abuzuar për vite me radhë me fondet dhe taksat e qytetarëve të Tiranës.Protesta do të nisë në orën 11:00 përpara Bashkisë Tiranë, ndërsa drejtuesi politik i Tiranës Belind Këlliçi ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive para bashkisë së Tiranës.Kreu i 5D dhe pronari faktik i inceneratorit Tiranë duhet të marrë atë që meriton, barazinë para ligjit dhe trajtimin e njëjtë si çdo hajdut tjetër i kapur në flagrancë”, shkruan Këlliçi në postimin e tij në rrjetet sociale.

E premte, datë 24 janar, ora 11:00, sërish në protestë për të 43 herë!

Kreu i 5D dhe pronari faktik i inceneratorit Tiranë duhet të marrë atë që meriton, barazinë para ligjit dhe trajtimin e njëjtë si çdo hajdut tjetër i kapur në flagrancë!

Transporti rajonal Durrës dhe parkimi në QSUT, lidhen dy kontrata 24 milionë euro

Tirana nuk mund të vazhdojë më të vidhet barbarisht, ditën për diell. SPAK ta ndajë mendjen. Ose të zbatojë ligjin, ose të ulë qepenin!!!”, shprehet Belind Këlliçi

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *