Bardh Spahia: Jep dorëheqjen Benet, mos e bëni Shkodrën pis me modelin tuaj të korrupsionit

Ish kryetari i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia përmes një postimi në rrjetet sociale i ka kërkuar kryetarit aktual të bashkisë së Shkodrës, Benet Beci që të japë dorëheqjen. 

Postimi i Bardh Spahia:

Megjithë strategjinë për të minimizuar dëmet përmes keqpërdorimit të SPAK-ut, Benet Beci duhet të japë dorëheqjen nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës.Me pushtetin që ka, ai ndikon direkt në hetimet e nisura për të për një rast flagrant korrupsioni, për të cilin ekzistojnë mesazhe.

“500 mijë euro për profesorët e Harvardit, 320 mijë euro për ne” nuk është shkelje e barazisë në tendera!

Është korrupsion!

Ti nuk ke ideologji politike as bindje sepse i ndërron sa herë të jetë nevoja për “zotin” tënd Lek!

Jep dorëheqjen Benet!

Mos e bëni Shkodrën pis me modelin tuaj të korrupsionit!

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *