Berisha: McGonigali nuk është i vetëm. Përgjigjia e UNDP për Linda Ramën do i dërgohet medieve botërore

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD u shpreh se grupi i deputetëve të cilët i drejtuan letër bordit të UNDP, ku i kërkuan që zonja Rama të mos bëjë raportet e qeverisë Rama, morën një përgjigje të papërgjeshme, pasi për këtë organizatë nuk ekziston konflikti i interest.

“Ju them unë ju, kam informacione shumë të sakta se asnjë raport nga ky institucion nuk shkon pa u miratuar nga qeveria. Nuk është vetëm një McGonigal. E ka Sergei Esenin”- u shpreh Berisha.

Një grup deputetësh me të drejtë i drejtuan letër bordit të UNDP, ku i kërkuan që zonja Rama të mos bëjë raportet e qeverisë Rama.Ishte përtej çdo pritshmërie përgjigjja e papërgjegjshme që erdhi. Ishte legjitimim ndërkombëtar i korrupsionit.

Në qoftë se për këtë organizatë nuk ekziston konflikti i interesit, për këtë organizatë nuk ekziston korrupsioni.

Por nuk janë këto parimet mbi të cilat bazohet një institucion ndërkombëtar.

Mora këtë shembull…

Ju them unë ju, kam informacione shumë të sakta se asnjë raport nga ky institucion nuk shkon pa u miratuar nga qeveria.

Nuk është vetëm një McGonigal. E ka Sergei Esenin: Sa mace ka kjo botë, vargut të tyre fundin nuk ia gjen dot. Po, e vërteta.

Kështu që të thotë diplomatja se e kemi zgjedhur me kritere, po kujt i thua moj zonjë…

Nuk mund t’ia kalojnë shqiptarëve në këtë mënyrë gjërat.

Ndaj dhe ajo letër dhe ajo përgjigje do shpërndahet në të gjitha mediat e botës.

Përndryshe bëhet e pashpresë lufta kundër korrupsionit këtu.

Në qoftë se Linda Rama çon raportet ndërkombëtare për performancën e Edi Ramës, në vend që t’u thonë faleminderit zotërinj deputetë për letrën që dërguat, marrin në mbrojtje shkelmimin e parimit universal të konfliktit të interesit.

Nuk ka akt më të papranueshëm.

Por e thamë atë, McGonigali nuk është i vetëm.

Berisha: McGonigali nuk është i vetëm. Përgjigjia e UNDP për Linda Ramën do i dërgohet medieve botërore

Strategjia elektorale e SPAK, si Kola i

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko