Berisha: Sot dorëzojmë ligjin që njeh vetëm dy gjini! Dënohet kush flet për Prindin 1 dhe Prindin 2

Lideri i opozitës, Sali Berisha u shpreh se, McGonigal ishte një armik i egër i opozitës shqiptare, por e vërteta është edhe i presidentit Donald Trump, siç kanë faktuar dokumentet në SHBA.

Berisha tha se, ne kemi përgatitur një ligj në kuadrin e desorosizimit që dorëzojmë sot, me të cilin sanksionojmë se Republika e Shqipërisë njeh dy gjini, ato që i ka bërë Zoti, mashkull dhe femër.

“Së fundmi, çështje madhore është çështja McGonigal.

Çështja McGonigal mbahet peng nga Altin Lala.

Dhe ta dinë mirë shqiptarët se Dumani është një ushtar i Ymer Lalës me lidhje të vjetra me Ymer Lalën, të cilën e ka ekzoneruar nga vrasja, gjer këtu shkon.

Tani, ky ka marrë përsipër gjoja të hetojë një çështje që është e hetuar gjer në palcë nga drejtësia amerikane.

E hetuar, një çështje e dokumentuar, një çështje në të cilën prokurori amerikan ka urdhëruar dy vite më parë tërheqjen e të gjithë komunikimit dixhital të Edi Ramës dhe ministrave të tij.

Dhe ky kujton se do e mbulojë me Altin Lalën.

Kjo nuk mund të ndodhë. Ndaj dhe ne do bëjmë gjitha përpjekjet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Le të marrë avokat Ulsi Manjën, se Ulsiun e ka si ndërmjetës kryesor, takimet e fshehta me Dumanin i bën edhe vetë, por ia sjell edhe Ulsi në takime tek vila e diktatorit të dytë, kështu që Ulsiu nuk mund ta mbrojë Edi Ramën nga afera McGonigal.

McGonigal ishte një armik i egër i opozitës shqiptare, por e vërteta është edhe i presidentit Donald Trump, siç kanë faktuar dokumentet në SHBA.

Ne kemi përgatitur një ligj në kuadrin e desorosizimit që dorëzojmë sot, me të cilin sanksionojmë se Republika e Shqipërisë njeh dy gjini, ato që i ka bërë Zoti, mashkull dhe femër. Në mënyrë që t’i japim fund çdo lloj tentative dhe përpjekje.

Ligji tjetër me dënim ai që flet për Prindin 1 dhe Prindin 2. Do ketë sanksione.

Këto janë vetëm fillimet, këta e kanë shtrirë në shkolla, e kanë shtrirë në falsifikimin e historisë, uoke është bërë një rrymë e veçantë jo vetëm në media, por është degëzuar në shumë drejtime.

Lufta me kulturën uoke do jetë një betejë pa kompromis e jona. Është beteja për të vërtetën. Ne nuk kërkojmë asnjë deformim. Gjërat siç janë”, tha Berisha.

Berisha: Sot dorëzojmë ligjin që njeh vetëm dy gjini! Dënohet kush flet për Prindin 1 dhe Prindin 2

Sekser në tenderat mln euro? “Loja” e

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko