Berisha thirrje nga Kuvendi: Të ngrihet Komisioni i të Vërtetës, të zbulohet kush ka përdorur SKY ECC dhe Enchrochat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë sërish thirrje ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit, për ngritjen e ‘Komisionit të së Vërtetës’, që ka për qëllim zbardhjen e bisedave në aplikacionet SKY ECC dhe Enchrochat të përdorura nga grupet kriminale.

Sipas Berishës, shumë zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste kanë komunikuar përmes këtyre aplikacioneve me anëtarë të grupeve kriminale dhe sipas tij, Komisioni i të Vërtetës ka për qëllim zbardhjen e së vërtetës, shkruan A2 CNN.

Berisha tha se krijimin e këtij Komisioni ua kanë borxh qytetarëve dhe sipas tij, ai do të jetë i përbërë nga deputetë të të dy krahëve, nga gazetarë dhe nga qytetarë.

Fjala e Berishës në Kuvend:

Të nderuar deputetë, të nderuar deputete dhe të dashur qytetarë dhe qytetare!

Çështja që shtroi z.Sula këtu, është një çështje e një rëndësie themelore për shoqërinë shqiptare, sepse është faktuar në mënyrën më të pakundërshtueshme se telefonat e koduar janë telefonat e lidhjeve të tmerrshme të krimit, të qeveritarëve të banditëve njëri me tjetrin, dhe këta telefona kanë patur në duart e shqiptarëve, kanë qenë 15 mijë të tilla, nga 60 mijë në gjithë planetin.

Berisha thirrje nga Kuvendi: Të ngrihet Komisioni i të Vërtetës, të zbulohet kush ka përdorur SKY ECC dhe Enchrochat

SPAK dhe BKH u përgatitën për arrestimin

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko