Cënim i pavarësisë së gjykatës’/ Bardhi: Begaj, ushtar i bindur i Ramës për të rrëmbyer 100% GjK

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me ndërhyrjen flagrante dhe antikushtetuese të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për të shpallur vakancën në Gjykatën Kushtetuese dhe për t’i hequr mandatin gjyqtares Sonila Bejtja.

‘Me aktin e sotëm Bajram Begaj nuk ka surprizuar askënd për rolin e tij si ushtar i bindur i Edi Ramës, por guximi i tij për të shkuar deri tek hedhja në erë e Kushtetutës vetëm që Edi Rama ta rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese 100 %, është përtej pritshmërisë së shërbimeve edhe nga ushtari me gradën më të ulët’, theksohet në reagimin e Bardhit.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Akti i pashëmbullt i Bajram Begajt, në emër dhe për llogari të Edi Ramës, për të kapur 100 % Gjykatën Kushtetuese, është jo vetëm i dënueshëm, por edhe i papranueshëm.Kushtetuta qartësisht i ka dhënë gjyqtarëve në detyrë një mandat të plotë 9 vjeçarë, që nuk mund të cenohet në asnjë rrethanë pas fillimit të detyrës. Cënimi i mandateve nënkupton cenimin e vetë pavarësisë së Gjykatës dhe parimeve themelore të shtetit të së drejtës.

Me aktin e sotëm Bajram Begaj nuk ka surprizuar askënd për rolin e tij si ushtar i bindur i Edi Ramës, por guximi i tij për të shkuar deri tek hedhja në erë e Kushtetutës vetëm që Edi Rama ta rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese 100 %, është përtej pritshmërisë së shërbimeve edhe nga ushtari me gradën më të ulët.

Duke dënuar me forcë aktin e sotëm të Bajram Begajt, apeloj që kjo lojë që rrezikon legjitimitetin  e vetë Gjykatës Kushtetuese, të ndalet menjëherë.

Cënim i pavarësisë së gjykatës’/ Bardhi: Begaj, ushtar i bindur i Ramës për të rrëmbyer 100% GjK

Intervistë nga qelia numër 5 me Ilir

Cënim i pavarësisë së gjykatës’/ Bardhi: Begaj, ushtar i bindur i Ramës për të rrëmbyer 100% GjK

Po mbahem peng”- Meta nga qelia: Më

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko