Deputetet britanike takim me Sali Berishen

Një erë e re po fryn çdo ditë e më shumë rreth Partisë Demokratike të Shqipërisë, nën drejtimin e Sali Berishës. 

Gjatë ditës së sotme, deputetët konservatorë britanikë kanë zhvilluar një takim me kryedemokratin Sali Berisha në selinë blu, duke e parë Partinë Demokratike si partia e shpresës së shqiptarëve, pas 12 vitesh vjedhje dhe korrupsion nga narko-qeveria e Edi Ramës me ndihmën e Xhorxh Soros dhe organizatave të financuara prej tij.Deputetët britanikë u ftuan në Shqipëri nga Qendra Konservatore Shqiptare, konkretisht nga Enri Ceno, Nikola Kedhi, Alfred Pellumbit dhe Besa Manaj.Ky është takimi i parë i këtij niveli për Berishën që prej dizenjimit korruptiv ‘non grata’ nga ShBA dhe Britania, duke treguar hapur se lobimet korruptive të Edi Ramës nëpërmjet Soros, nuk po ‘pijnë më ujë’ për partnerët ndërkombëtarë.Së bashku me miqtë dhe bashkëpuntorët e Institutit Konservator dhe Sekretariatit, Besën, Alfredin dhe Nikolën pritëm Andrew Rosindell deputet i Romford për Partinë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar, Ministër i Jashtëm në hije, Anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme. Martin Vickers Deputeti konservator i Mbretërisë së Bashkuar, Kryetar i grupit parlamentar miqësor të MB-së dhe Ballkanit. Philippa Broom ish-drejtoreshë e Marrëdhënieve me Jashtë për Partinë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar dhe anëtare e Bordit të grave konservatore dhe Pierre Plumeau Këshilltar i Andreë Rosindell”- thuhet në njoftimin e qendrës.

Deputetet britanike takim me Sali Berishen

Po mbahem peng”- Meta nga qelia: Më

Deputetet britanike takim me Sali Berishen

8 shkurti/ Berisha: Tirana duhet të njohë

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko