Shkullaku: Intervista e Ahmetajt na tregoi të vërtetën, që kur u krijua SPAK është 10-fishuar vjedhja e parëse publike

Gazetari Armand Shkullaku duke komentuar intervistën e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, u shpreh se, ky i fundit ka tregoi të vërtetën e qeverisë së Shqipërisë.

Shkullaku tha në ‘Çim Peka LIVE’ se, që kur është krijuar SPAK, në Shqipëri është dhjetëfishuar vjedhja e parasë publike dhe korrupsioni.Një prokuror them unë, dëgjon numrin 2 të qeverisë që thotë, se unë po dëshmoj në vetë të parë, që kam qenë në Turqi, është anuluar tenderi për tunelin e Llogarasë, kryeministri i vendit ka takuar veçmas dy biznesmen turq, ka shtuar me 50 mln euro koston e tunelit dhe këta biznesmenë turq, morën të drejtën e tenderit për ta fituar.Prokurori thotë që, ky po dëshmon në vetë të parë, ka bërë publike dhe foto.

Atëherë ligji e detyron prokurorin, ai mund të mos e bëjë, por fytyra e çdo prokurori të SPAK sot, mbas kësaj deklarate, duhet të jetë fytyra më e nxirë para qytetarëve shqiptarë. Nuk mund të ketë fytyra më të nxira se sa prokuror të SPAK, që thonë se në vendin më të varfër me një të goditur ikin 50 mln euro, ndërkohë që ai mburret se dha 100 mln për pensionistët e shkretë që nuk kanë lekë të blejnë ilaçet, dhe këta 50 mln i marrin me një të goditur.

Nuk ka fytyra më të nxira se prokurorët e posaçëm, që minimumi kanë detyrim këtë, sepse ligji thotë se, nuk lejohet kontakti me personat që marrin pjesë në tender. Dhe nëse rastësisht ke qëlluar në një avion, ambient, pritje ti duhet ta deklarosh takimin dhe arsyen e takimit.

Minimumi që merr ato lek i çon në shtëpi, minimumi e thërret; hajde këtu zotëri, ke qenë në takim, nuk ke qenë në takim, kush janë biznesmenët turq. Shkon i takon dhe ata, çfarë keni biseduar me kryeministrin, pse nuk është deklaruar takimi.

Prokurori i posaçëm dhe kjo prokurori, që na bëri gjithë këtë ndryshim, që kanë lënë 150 mijë dosje, e ata duhet të presin se ne bëmë gjithë këtë që Altin Dumani me shokë të na luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Që kur është krijuar SPAK është 10-fishuar vjedhja e fondeve publike.

Zgjedhjet janë vjedhur shumë më tepër, krimi elektoral.

Bajrat në Shkodër, Çyrbja në Durrës, Suel Çela në Elbasan, 5D në Tiranë, kaq është Shqipëria për numër deputetë dhe këta të SPAK shkojnë në darkë dhe flenë gjumë.

Për këtë arsye janë 150 mijë dosje që presin, për këtë arsye u zhdukën nga sistemi i drejtësisë, individë me kontribute profesionale shumë të mira, që të vijnë këta ‘heronjtë’.

Tani nëse këta kanë ardhur që të bëhen më keq se sa këta që po hetojnë, është skandal.

Nëse ka një gjë që ajo intervistë e Ahmetajt ka vlerë, është se nxjerr në dritën e diellit se, ja kush janë këta të SPAK’, tha Armand Shkullaku në SYRI TV.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *