SPAK/ Nuk na duhen dollarot e Trump, sa të kemi lekët e Ramës

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) deklaroi pasditen e së Enjtes se aktiviteti i saj nuk cënohet nga Urdhëri Ekzekutiv i Presidentit Amerikan, Donald Trump, për pezullimin e përkohshëm të financimeve për misionet e ndryshme të asistencës në botë.

“Jemi informuar për Urdhrin Ekzekutiv të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndaluar implementimin e programeve të asistencës ndërkombëtare. SPAK është një institucion i pavarur, i cili mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit. Ligji 115 i vitit 2024 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë” parashikon edhe buxhetin e miratuar për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025”, tha SPAK.

Në fakt, pezullimi i financimeve për asistencën ndërkombëtare, nuk cënon aktivitetin funksional të Prokurorisë së Posaçme, por “godet” drejtëpërdrejtë organizata vendase e ndërkombëtare, të cilat kishin qëllim kryesor shpërndarjen e propagandës euforike mbi “rezultatet e jashtëzakonshme të SPAK-ut”.

Urdhëri Ekzekutiv i Trump për pezullimin e financimeve për OJQ e organizma të tjera thuhet se do të zgjasë për një periudhë 3-mujore.Pikërisht, gjatë kësaj periudhe, publiku shqiptar pritet që të dëgjojë gjithnjë e më pak për arritjet e SPAK-ut, për rezultate shembullore apo edhe për “heronj të fëmijëve”.

Armata e OJQ-ve, ekspertëve, analistëve, sondazhistëve e çdo lloj gjithollogu tjetër, të paguar nga programet amerikane për të reklamuar aktivitetin e Prokurorisë së Posaçme, pritet të shndërrohet në një turmë shurdh-memece përgjatë kësaj periudhe, pasi “kur nuk hyn parja, nuk këndon as darja”.

Për të kuptuar se si funksionon kjo skema e “propogandimit” mund të shërbejë një rast konkret, i ndodhur pak a shumë rreth një vit më parë.

Një organizatë ndërkombëtare që asistonte me trajnime Prokurorinë e Posaçme ishte në fund të projektit. Përfaqësues të saj “iu lutën” stafit të SPAK-ut që të shprehnin sa më shpejt ndonjë “dëshirë” për trajnim, tryezë apo vizitë studimore, pasi “kishin fonde, por nuk kishin projekt”.

Tashmë, në bazë të Urdhërit të Presidentit Trump, moria e “ekspertëve”, të atyre që thithin dollarë amerikanë duke shpërndarë trajnime, të përhapur në thuajse të gjithë institucionet e larta shtetërore, përfshirë në ekzekutiv e në drejtësi, po përgatisin valixhet, në pritje për t’u rikthyer nëse administrata e re në Uashington u ri-jep viston financiare për të vijuar aktivitetin.

Ndërkohë, sa i përket aktivitetit të SPAK-ut, natyrisht që ai do të vijojë. Institucioni ka kapacitetet njerëzore e infrastrukturore, krahas pagave të siguruara nga qeveria e Edi Ramës.

Ndërsa, sa i përket bashkëpunimit ndërkombëtar, SPAK-u ka të gjithë hapësirat ligjore e institucionale për të komunikuar me agjencitë amerikane, si DEA, FBI, CIA, por edhe me çdo agjenci homologe e organizëm tjetër shtetëror e ndërshtetëror në Shtetet e Bashkuara, në Bashkimin Europian e vende të tjera të botës, pa nevojën e “ndërmjetësve” të kontraktuar.

Komunikata e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) vërteton edhe disa deklarata që kanë thënë aktorët politik në Shqipëri.

Së pari, deklaratën e Edi Ramës se amerikanët kanë sjellë “Noc Rrokun” në vendin tonë, pasi SPAK-un e ka bërë ai, duke konfirmuar kështu se SPAK-u është një krijesë e Qeverisë dhe e shumicës Rilindase.

“Amerikanët kanë sjellë Noc Rrokun këtu, sepse këtë e ka sjellë PS me mua në krye. Që të jemi të qartë edhe amerikanët edhe evropianet kanë pasur shumë rezerva, ishin shumë mosbesues.” – deklaroi Rama mbrlmjen e 31 Tetorit në emisionin “Opinion”.

Së dyti, komunikata e SPAK vërteton edhe deklaratat e vazhdueshme nga ana e opozitës se Prokuroria e Posaçme është një vegël në duart e Edi Ramës për të goditur opozitën dhe drejtuesit e saj.

Opozita merr për bazë faktin se kreu i saj, Sali Berisha qëndroi për 1 vit i izoluar në “arrest shtëpi”, kreu i Partisës së Lirisë, Ilir Meta vazhdon të jetë në burg teksa na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet e 11 Majit dhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është marrë i pandehur.

Gjithashtu, opozita përmen dhe fatkin se SPAK-u i Ramës, siç e konsiderojnë, merret me hetimin ndaj një ish-kryebashkiaku demokrat për faktin se ka shkarkuar një drejtor dhe jo me abuzimet me tenderat miliona euro të kryebashkiakëve dhe ministrave socialistë.

Ndërkohë, SPAK-u ndërhyn në zgjedhje për t’i dhënë fitoren Edi Ramës edhe aty ku ai nuk arrin dot të fitojë, pavarësisht “gjithë-pushtetit” që ka, siç ishte rasti për Bashkinë e Himarës, ku kandidati i opozitës, Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve dhe nuk u la të betohej si kryebashkiak pavarësisht fitores.

Deklarata si kjo e SPAK-ut, se si duhen dollarët e Trump-it sa të ketë lekët e Ramës, të kujtojnë Haxhi Qamilin dhe shprehjen e tij lapidar “sa të kemi Ndroqin dhe Shijakun s’më duhet fare ç’a thotë Evropi”

Boldnews.al

SPAK/ Nuk na duhen dollarot e Trump, sa të kemi lekët e Ramës

Vasili: Presidenti Begaj behet pjesë aktive e

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko