Në një reagim në Facebook, deputeti i Partisë së Lirisë, Petit Vasili, ka kritikuar ashpër kërkesën e Presidentit të Republikës për hapjen e vakancës për Gjyqtaren Kushtetuese, Sonila Bejtja. Ai e ka cilësuar këtë veprim si një tentativë për të shkatërruar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe për të angazhuar Presidentin në rrëmbimin e saj.
Vasili thekson se mandati i Bejtjes, i cili zgjat deri në vitin 2028, është i plotë dhe të njëjtin e ka konfirmuar Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në vitin 2019. Sipas tij, kërkesa për hapjen e vakancës është e papranueshme dhe e paligjshme. Deputeti kërkon që Presidenti të tërhiqet menjëherë nga kjo kërkesë dhe të mbrojë institucionet e shtetit nga çdo tentativë për t’i dëmtuar ato. Vasili e akuzon Presidentin se po kompromenton rëndë institucionin që ai përfaqëson, duke vepruar kundër Kushtetutës dhe ligjit.
Postimi
Presidenti behet pjesë aktive e rrëmbimit te Gjykates Kushtetuese!
Presidenti i Republikës ben kerkese per hapjen e vakances per Gjyqtaren kushtetuese Sonila Bejtja duke deklaruar kesisoj hapur rreshtimin ne nje krah me rrembyesit e Gjykates Kushtetuese.
Mandati i Bejtjes mbaron ne vitin 2028 sepse ajo zevendesoi Gjyqtarin Besnik Muçi, qe mori nje mandat te plote me dekret te Presidentit Meta.
Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi ne vitin 2019 konfirmon ne menyre asgjesuese kete fakt, me dokumentin e shpalljes se rezultateve dhe pikeve pas shqyrtimit te kandidateve, qe konkuruan per kete MANDAT TË PLOTË!
Presidenti duhet te terhiqet menjehere nga kjo kerkese antiligjore dhe te mos kompromentoje me tej dhe me rende institucionin, qe perfaqson dhe qe ka detyre te zbatoje Kushtetuten dhe ligjin dhe te mos i sherbeje rrembimit dhe asgjesimit te Gjykates Kushtetuese.