Detaje nga plagosja e 15 vjeçarit/ E ëma tregon sherrin

Sherri mes dy vëllezërve binjakë precipitoi në përdorim arme zjarri në Tiranë me pasojë plagosjen pa dashje të nipit të tyre.

Ngjarja dramatike ndodhi mbrëmjen e djeshme në Fushë Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri një 15-vjeçar. Hetimet intensive u bënë gjithë natën nga sektori i Krimeve të Rënda dhe rezultoi se Nazmi Pëllumbi ka pasur një konflikt për motive të dobëta me vëllanë e tij binjak, Florant Pëllumbi.

Burimet mediatike kane publikuar foton e dy vëllezërve binjakë që u përfshinë në konflikt dhe për pasojë plumbat kapën djalin e vëllait të tyre të tretë, nipin 15 vjeçar.

Grupi hetimor ka mundur të zbardh plagosjen e 15-vjeçarit fal dëshmisë së dhënë nga nëna e këtij të fundit, e cila ka treguar se njëri prej vëllezërve ka qëlluar në drejtim të tjetrit dhe plumbat kanë kapur djalin e saj. Sipas saj, konflikti mes të dyve ka nisur fillimisht për shitjen e lëndëve narkotike kokainë, debat që ka degraduar deri në nxjerrje arme.

Dyshohet se binjakët janë përfshirë në shitjen e kokainës. Sipas policisë 15 vjeçari u plagos nga arma e xhaxhait Nazmi Pëllumbi që është shpallur në kërkim ndërsa në pranga është vënë vëllai tjetër binjak Florant Pëllumbi.Ngjarja

Ngjarja që tronditi mbrëmë Tiranën është zbardhur dhe sot u shpall në kërkim Nazmi Pëllumbi si dhe u arrestua Florant Pëllumbi për konfliktin mes tyre ku mbeti i dëmtuar nipi i tyre 15 vjeçar.

Sherri ka precipituar në oborrin e përbashkët të banesave të tyre në Fushë Mëzez. Në një moment Nazmiu ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të vëllait binjak. Nga këto të shtëna ka mbetur i dëmtuar 15-vjeçari (djali i vëllait tjetër të tyre).

I vogli u dërgua në gjendje të rëndë në spital dhe vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Policia tha se në lidhje me ngjarjen u shpall në kërkim Nazmi Pëllumbi 29-vjeçar (xhaxhai i 15-vjeçarit).

Tani ai akuzohet se gjatë konfliktit për motive të dobëta me vëllanë binjak, ka qëlluar me zjarri drejt tij dhe nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht 15-vjeçari (nipi i tyre), djali i vëllait të tretë.

Në aksionin policor u arrestua binjaku i 29-vjeçarit, Florant Pëllumbi, pasi iu gjet në banesë një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Nazmi Pëllumbi N. P., 29 vjeç, akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndërsa Florant Pëllumbi është nën akuzë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko