Gazetarja Tiana Lowe Doescher e Washington Examiner ka ngritur alarmin se ‘njerëzit e Sorosit, miliarderët me një agjendë politike, kanë transformuar plotësisht Shqipërinë sipas dëshirës së tyre’.
Gjatë një analize të gjatë për median amerikane, gazetarja hoqi paralele mes përndjekjes politik të prokurorëve të kapur nga Soros në SHBA ndaj Donald Trump dhe Sali Berishës në Shqipëri. Gazetarja e njohur theksoi se akuzat për të dy rastet janë të njëjta dhe politike nga e majta, ndaj edhe i ka bërë thirrje administratës Trump që të marrë në mbrojtje Shqipërinë si një vend anëtar i NATO-s, pasi Soros e ka transformuar plotësisht.
Ky është një vend europian, anëtar i NATO-s, që ne jemi të detyruar ta mbrojmë sipas Nenit Pesë të NATO-s. Ky është një mik i Shteteve të Bashkuara. Kjo duhet të na interesojë edhe sepse kjo tregon se njerëzit e Sorosit, miliarderët me një agjendë politike, kanë transformuar plotësisht një vend të tërë sipas dëshirës së tyre’, thekson në fund të analizës gazetarja e Washington Examiner.Kujtojmë se Neni 5 i NATO-s kërkon që në rast sulmi të një vendi anëtar të NATO-s, aleanca euroatlantike ka për detyrë të reagojë për të mbrojtur anëtarët e saj
Pjesë nga analiza e Tiana Lowe Doescher e Washington Examiner me kreun e PD, Sali Berisha:
Lowe Doescher: Duke marrë parasysh paralelet midis gjyqeve të Berishës dhe rikthimit të Trump-it, kjo është një strategji që mund ta bindë presidentin. Të dy, Berisha dhe Trump, u gjykuan nga prokurorë të financuar nga Sorosi mbi akuza të fryra, me qëllimin e hapur për të forcuar shanset elektorale të të majtëve në pushtet.
“Ky është një vend europian, anëtar i NATO-s, që ne jemi të detyruar ta mbrojmë sipas Nenit Pesë të NATO-s. Ky është një mik i Shteteve të Bashkuara. Kjo duhet të na interesojë edhe sepse kjo tregon se njerëzit e Sorosit, miliarderët me një agjendë politike, kanë transformuar plotësisht një vend të tërë sipas dëshirës së tyre. Dhe nëse mund ta bëjnë këtë me Shqipërinë, mund ta bëjnë edhe diku tjetër,” tha Schindler. “Modeli i përdorur në Shqipëri duhet t’i frikësojë të gjithë në Perëndim. Kjo nuk është një gjë e mirë. A besoj se njerëzit e Sorosit do ta bëjnë këtë në Amerikë nesër? Jo, por kjo u tregon atyre një model që funksionon.”