Nga Milaim NELA
Administrata e re Amerikane dhe DASH (Departamenti i Shtetit) ka detyrim jo vetëm ndaj takspaguesëve të vet, por edhe ndaj kombit shqiptar, si kombi më pro-Amerikan në botë;
– ose të heqë dezinjimin ‘non-grata’ ndaj Sali Berishës
– ose të bëjë publike provat që ka në dosjen e tij.
Çdo ditë që ky kufizim qëndron në fuqi është barrë e panevojshme si për vetë Shtetet e Bashkuara ashtu edhe për marrëdhëniet midis dy vendeve tona.
Ka ardhur koha që jo vetëm të dalë në dritë e vërteta e mbajtur fshehur prej kaq kohësh por mbi të gjitha të bëhet publike si u arrit deri në këtë pikë.
Një hetim i plotë do të siguronte jo vetëm shqiptarët por edhe taksapaguesit Amerikanë që turpe të tilla të mos përsëriteshin më.
Gjatë 10 viteve të fundit por sidomos në 5 vitet e fundit reputacioni i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri por unë besoj fort se edhe interesat Amerikane në këtë vend janë dëmtuar si kurrë më parë.
Bësoj se edhe në kohën e komunizmit falë vendimeve tepër të dyshimta e pse jo të papërgjegjshme të administratës së kaluar Amerikane Amerika nuk është urryer në këto nivele nga shqiptarët.
Duhet një epokë e re marrëdhëniesh dhe aleance mes dy vendeve tona.
Të mos humbim kohë.