Drejtuesi politik i PD për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi ka vijuar takimet me qytetarët e kryeqytetit në kuadër të protestës kombëtare të thirrur në 8 shkurt.
‘Sot, sëbashku me Dhuratën, Edën, Akilin dhe drejtuesit e Degës nr.9 në Tiranë, takuam me dhjetra banorë të kësaj njësie, që njëlloj si në çdo cep të Tiranës e Shqipërisë, vuajnë në kurriz korrupsionin, babëzinë dhe keqqeverisjen e kësaj organizate kriminale që prej 12 vitesh vjedh dhe shpopullon vendin tonë’, shkruan Këlliçi në Facebook.Gjithashtu Këlliçi thekson se ‘Edi Rama vijon të spastrojë Shqipërinë nga shqiptarët, ndërkohë që drekave rrëkëllen shishet e tij të verës 33.000 euro, Romanee Conti’, por demokratët e ‘kanë llogaridhënien me qytetarët e thjeshtë e të zakonshëm të këtij vendi’.Protesta e të shtunës, datë 8 shkurt, ora 17:00, do të jetë madhështore. Kjo ndjehet tek çdo qytetar që takon.
Sot, sëbashku me Dhuratën, Edën, Akilin dhe drejtuesit e Degës nr.9 në Tiranë, takuam me dhjetra banorë të kësaj njësie, që njëlloj si në çdo cep të Tiranës e Shqipërisë, vuajnë në kurriz korrupsionin, babëzinë dhe keqqeverisjen e kësaj organizate kriminale që prej 12 vitesh vjedh dhe shpopullon vendin tonë.
Edi Rama vijon të spastrojë Shqipërinë nga shqiptarët, ndërkohë që drekave rrëkëllen shishet e tij të verës 33.000 euro, Romanee Conti!
Ne ndërkohë llogaridhënien e kemi vetëm me qytetarët e thjeshtë e të zakonshëm të këtij vendi.
Ndaj me datë 8 shkurt, ora 17:00, është rradha jonë, është dita jonë.
O sot, o kurrë