Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha po merr pjesë në kongresin e partisë më të madhe gjermane, CDU.
Berisha është ftuar në kongresin e partisë së djathtë si kryetari i PD-së dhe udhëheqësi i opozitës shqiptare.Në këtë kongres, Berisha ka shtrënguar duart edhe me Kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, njeriun më të fuqishëm të Europës, siç e quan ai Friedrich Merz.Berisha solli në vëmendje edhe takimin me ish-kancelarin e famshëm gjerman, Helmut Kohl , me të cilin ishte takimi i parë në Bon, 34 vite më parë, dhe sot e cilëson si një ogur të bardhë për fitoren e opozitës ngjitjen në pushtet të Merz, i cili në të gjitha sondazhet e fundit rezulton fitues i zgjedhjeve që do të mbahen në Gjermani.
Postimi i Plotë:
Sot në Berlin, në Kongresin e 37-të të CDU. Kongresin e Fitores.
Një shtrëngim i përzemërt duarsh me Kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, njeriun më të fuqishëm të Europës, Friedrich Merz. 34 vite më parë, Kancelari Helmut Kohl do ishte Kryeministri i parë që do të takoja ne Bon! Ogur i bardhë për fitoren e opozitës! sb