Kalaja: Ministri i PaDrejtësisë, ose i dosjes 184, vijon mbrojtjen e Irenës me shumë mbiemra

Deklarata e kryetares së Gjykatës së Apelimit në PD, Adriana Kalaja

Çdo ditë që kalon, po na jep të drejtë lidhur me akuzat tona të bazuara në prova dhe fakte, sesi u përzgjodh gjyqtare në sulmin politik ndaj PD dhe Kryetarit të saj, Irena me shumë mbiemra.

Po kështu, ngjarjet e fundit në SHBA, konfirmuan atë që në vijimësi e kemi denoncuar, deri edhe me kallëzime penale, se pseudo reforma në drejtësi u mbështet dhe financua nga George Soros, me qëllim kapjen e saj nga PS dhe Edi Rama, dhe përdorjen e saj kundër PD, Kryetarit të saj Berisha dhe Opozitës, kryesisht nga SPAK e GJKKO.

Nuk mund të ishte jashtë grupit të strukturuar kriminal të PaDrejtësisë së Posaçme, gjyqtarja me shumë mbiemra, e faktuar në konflikt të hapur interesi me dosjen ‘Partizani’, lidhur me mosdeklarimin nga kjo e fundit, e shkarkimit nga detyra e gjyqtares nga Z. Berisha me cilësinë e drejtuesit të KLD në vitin 1996 si dhe atë të falsifikimit në deklarim siç është rasti i dëbimit nga territori grek në vitin 2002 për shkak të falsifikimit të dokumenteve dhe ndalimit të hyrjes në vendet Shengen për 10 vite.

Po çfarë ndodhi pasi vendimi bëhet i njohur për publikun nga media greke si fakt, dhe më vonë edhe si provë?

Heshtje nga institucionet që kanë detyrim hetimin në të tilla raste dhe injorim të lajmit nga ata që vijojnë se edhe për Irenën me shumë mbiemra,

Fajin e ka Saliu.

Të ndërgjegjshëm se banditi i dosjes 184 Ministër i PaDrejtësisë dhe të ngjashmit e tij, për këtë e kanë zgjedhur dhe komanduar edhe Kryetare, që të përzgjidhte dosjet e opozitës, kërkuam në prill të vitit 2024 nga PP hetimin e këtij rasti dhe pezullimin nga detyra deri në zgjidhjen e kësaj çështje.

Kujtojmë publikun se është e njëjta gjyqtare që megjithë problemet e rënda lidhur me pasurinë por edhe pastërtinë e figurës, Komisioneri Publik ‘çuditërisht’ hoqi dorë nga ankimimi gjatë gjykimit në KPA, dhë për të cilën do ju njohim në vijimësi si dhe lidhja që ka me dosjen e Toyota Yaris më shumë se të akuzuarit e tjerë për këtë çështje, se edhe dorëheqja e detyruar nuk e amniston dot.

Për të mos folur sesi ka justifikuar pasurinë me paratë ‘borxh’ që i ka marrë ish-bashkëshortes së bashkëshortit aktual.

Ndërkohë, që organet e drejtësisë së Shtetit Grek informojnë në kohë rekord median e tyre, letër porosive të Ministrit 184, po i ‘vononin’ përgjigjen.

Ndodhur në kushtet kur dimë sesi mafia në pushtet arriti të korruptojë edhe zyrtarët më të lartë të FBI, nisëm kërkesat tona për informacion në PP dhe MD në datë 16.12.2024.

Cilat ishin pyetjet tona, të cilat nisur edhe prej ‘rastësisë’ që gjyqtarja me shumë mbiemra, merte të gjitha dosjet e opozitës dhe drejtuesve të saj dhe me interes shumë të lartë për rezonancën e publikut?

1. A ia filluar hetimi lidhur me këtë çështje?

2. A është nisur letër porosia për këtë rast dhe kush është përgjigja?

3. Në çfarë faze ndodheshin hetimet?

4. A nuk duhej pezulluar kjo gjyqtare me shkelje kaq të rënda deri në përfundim të hetimeve?

5. A po amnistohej kjo gjyqtare në këmbim të amnistisë së Florjan Pustinës në çështjen e inceberatorit, bashkëshorti i Pranvera Hoxha, Shefe Kabinetit të PP?

Gjuthashtu, kërkuam që i gjithë infirmacioni të na vihej në dispozicion shoqëruar me dokumentin respektiv.

Sipas përgjigjes së parë nga PP datë 19 dhjetor, vihemi në dijeni të faktit se ‘problemi’ sipas MD qëndronte te autoritetet greke.

Ndodhur në kushtet kur PP jep një përgjigje pa përgjigje dhe kur MD kishte shkelur afatet ligjore të kthim përgjigjes, më datë 17.01.2025, dërguam sërish kërkesën për informacion, sidomos se cilat ishin pyetjet që MD kishte nisur drejt autoriteve greke.

Ndërsa MD në kthim përgjigjen e parë datë 20 01.25, kërkonte legjitimimin e kërkuesit, për të cilën ia vumë në dispozicion brenda ditës, në përgjigjen e dytë datë 31.01.25, duke u përpjekur të fshehin korrespondencën me autoritetet greke, por mbi të gjitha, të vënë në vështirësi të përgjigjeve të mundshme nga PP, sjellin përgjigjen qesharake që i shkon për shtat Ministrit 184, se informacioni ndodhej në PP, kur këtë përgjigje mund ta jepte që 10 ditë para.

Pra, qartazi duke konsumuar veprat penale ‘Shpërdorim detyre’, ‘Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës’, ‘Fallsifikim i dokumenteve’ etj.

Lidhur me ato që konstatuam nga provat që na u vunë në dispozicion, me ato që na thanë se nuk jua japim se janë ‘sekret’ por informacioni na u dha ????? si dhe nga kqyrja faktike e dosjes, se zelli i Ministrit 184 për mbrojtjen e Irenës me shumë mbiemra, nuk e amniston dot nga falsifikimi i dokumenteve, nisur nga shoqe Irena me shumë mbiemra që në vitin 2002 në Janinë, vijuar në vitin 2004 në Milano ku deklaron lindjen e djalit dhe përmbyllur me sukses në mosdeklarimet qoftë në ILDKPKI gjatë marjes së detyrës qoftë dhe gjatë rivlerësimit kalimtar.

Kështu, Ministri 184, vendimin që e pa i gjithë publiku.dhe që është dhënë nga Gjykata Administrative e Janinës, e ‘kërkon’ në Gjykatën Penale të Athinës, ndërkohë që në këtë ‘letër porosi’ të përpiluar nga Endri Fuga, nuk kërkohet informacioni kryesor që lidhet me pyetjet:

1. A ka vendim dëbimi nga shteti grek ndaj Irena-Maneku-Shpata-Gjoka?

2. Nëse nuk ka vendim, kë vendim ka ankimuar Irena me shumë mbirmra?

3. Nëse i është rrëzuar ankimimi, a i është ndaluar hyrja Irenës ne shumë mbiemra në vendet shengen për 10 vite?

4. Nëse i është ndaluar hyrja në vendet Shengen, si është futur në shtetin italian në vitin 2004?

5. Pse Ministri 184 nuk e kërkon infon në Gjykatën Administrative të Janinës dhe jo aty ku nuk ka?

Ka shumë pyetje të cilave PD do i japë përgjigjen e merituar dhe ligjore në vijimësi, se Irenën me shumë mbiemra nuk e mbrojnë as të korruptuarit e Kadastrës kur na refuzojnë përgjigjet edhe për prona të vetë deklaruara, e as sharlatanët e KLGJ që na thonë se dosjet janë në KPK, kur dihet se në 31.12.2024 KPK ka mbaruar juridikisht së funksionuari.

Në pritje të vendimit që do marrë PP lidhur me afatin e hetimeve pas dy vendimeve për shtyrje, jemi të gatshëm ti ndihmojmë me nr e vendimit të Gjykatës Administrative të Janinës, me qëllim që të mos ‘na lodhen’ kaq shume e pa asnjë rezultat.

Deri atëherë, sigurojmë tē gjithë demokratët e më gjerë se vetingu real e me prova i Irenës me shumë mbiemra dhe jo ai me urdhër politik do i bëhet publik shumë shpejt dhe se para ligjit nuk do dalë vetëm Irena me shumë mbiemra, por edhe mbrojtësit e saj, si mbrojtësit e një modeli të pisët e amoral, asaj të sulmit politik të opozitës e liderit të saj, Z. Berisha nëpërmjet drejtësisë politike.

Ky është modeli që prodhoi monstra e padrejtësisë me reformën sorosiste të PaDrejtësisë, me një dëm shumë të madh për publikun e që duhet shkulur nga rrënjët.

Ne do ta bëjmë.

Ne zotohemi se do rikthejmë Shtetin Ligjor të së Drejtës.

Kalaja: Ministri i PaDrejtësisë, ose i dosjes 184, vijon mbrojtjen e Irenës me shumë mbiemra

Leka Bungo: Enkelejd Joti është i detyruar

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko