Elon Musk ka deklaruar se Presidenti Donald Trump ka rënë dakord që Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) duhet të “mbyllet”, pas disa ditësh spekulimesh mbi të ardhmen e agjencisë pasi financimi i saj u ngri dhe dhjetëra punonjës të saj u lanë në pushim.Për sa i përket çështjeve të USAID-it, unë e diskutova atë me presidentin në detaje dhe ai ra dakord që ne duhet ta mbyllim atë”, tha Musk në një bisedë në X Spaces të hënën.
Musk tha se ai kontaktoi me Trump “disa herë” dhe presidenti konfirmoi se dëshiron të mbyllë agjencinë, e cila shpërndan miliarda ndihma humanitare dhe fonde zhvillimi çdo vit, raporton CNN.
Të dielën në mbrëmje, përpara bisedës X Spaces, kur iu kërkua koment për USAID-in, Trump u tha gazetarëve: “Është drejtuar nga një grup të çmendurish radikalë dhe ne po i nxjerrim ata jashtë dhe më pas do të marrim një vendim” për të ardhmen e agjencisë“.