Dokumentar i Washington Examiner vjen të mërkurën i plotë, ku në qëndër të tij është investimi korruptiv i kryeministrit Edi Rama dhe kumbarit të tij Xhorxh Soros dhe prokurorëve politikë të ekstremit të majtë, për të dizenjuar ‘non grata’, liderin e opozitës, Sali Berisha.
Nëpërmjet fakteve dhe zhvillimeve të njëpasnëjshme, gazetarja e njohur amerikane e Washington Examiner, Tiana Lowe Doescher, ka treguar se si Rama, nëpërmjet Fondacionit Soros dhe të majtës radikale amerikane, përndoqi opozitën dhe shpalli ‘non grata’ Sali Berishën.Gjatë një analize të gjatë për median amerikane, gazetarja hoqi paralele mes përndjekjes politik të prokurorëve të kapur nga Soros në SHBA ndaj Donald Trump dhe Sali Berishës në Shqipëri.Washington Examiner, analizon si administrata e ish-presidentit, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës, amerikanët e preferuar të George Soros, dhe përndoqi politikisht deri në arrestim, liderin e njerëzve shqiptarë, Sali Berisha, me anë të prokurorëve të financuar nga miliarderi i ekstremit të largët, Soros
një shkrim që bën skanerin e plotë të mënyrës se si ka funksionuar i gjithë sulmi ndaj Sali Berishës, ngjashmëria identike me rastin e Trump në SHBA, të cilat autorja e analizës, Tiana Lowe Doescher, e evidenton dhe disa lloje konkrete të krahasohen, e bën këtë analizë shteruese sa i përket mekanizmit që George Soros ka lidhje për të përndjekur liderët konservatorë në Shqipëri dhe SHBA.
1 / 1
Tiana Lowe Doescher – Kolumniste ekonomike, Washington Examiner: Ndërsa Joe Biden prezantonte presidencën e tij si mbrojtjen e fundit të demokracisë kundër një opozite që ai e përshkruante si një rrezik për konsensusin demokratik, Departamenti i Shtetit po investonte një sasi të pazakontë përpjekjesh dhe kohe për të udhëhequr një sulm ligjor ndaj opozitës politike të Shqipërisë, gati 5000 milje larg Shteteve të Bashkuara.
Biden dhe aleatët e tij, brenda dhe jashtë Shtëpisë së Bardhë, angazhuan për vite me radhë për të nxjerrë jashtë loje liderin konservator të opozitës shqiptare dhe, në fund, për të ndjekur dhe burgosur ish-kryeministrin 80-vjeçar, Sali Berisha.
Megjithatë, me Partinë Socialiste të Edi Ramës që udhëheq për mbi një dekadë, Shqipëria vazhdon të mbajë nivelin më të ulët të PBB-së për frymë mes anëtarëve të tjerë të NATO-s, ndërsa është bërë një nga kryesorët e trafikut të paligjshëm në të gjithë Europën.
Departamenti i Shtetit, dhe administrata e Biden në përgjithësi, kanë mbyllur sytë përpara realitetit që Edi Rama udhëheq një shtet të transformuar në një qendër narkotrafiku.
Rënia e Shqipërisë në atë që Bill e përshkruan si shtetin më autokratik dhe narkotik në Europë nuk është një pasojë e pafat, por një sukses i ndërhyrjes amerikane në këtë vend.
John Schindler – Ish-analist i NSA dhe oficer kundërzbulimi:
“Po, ka një marrëdhënie të veçantë, një ‘vëlla nga nënë tjetër’ siç e quajnë ata, mes Alex Soros dhe kryeministrit Rama. Po, grupet e Soros kanë një ndikim të madh në Shqipëri. Pa asnjë akuzë formale kriminale ndaj Berishës, Soros financoi ndalimin e tij në arrest shtëpie për 333 ditë. Por nuk ishte Rama ai që nisi procedurat ligjore kundër rivalit të tij politik. Ishte Sekretari i Shtetit, Tony Blinken, që shpalli Berishën ‘persona non grata’ në vitin 2021, pa ofruar asnjë provë apo akuzë të bazuar në ligj. Pse duhet të financoheshin nga taksapaguesit amerikanë sulmet ligjore ndaj opozitës demokratike të Shqipërisë?”
Washington Examiner udhëtoi në një vend të largët për të intervistuar njeriun që Qeveria e Shteteve të Bashkuara përpiqej dhe dështoi ta heshtte.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha: “Parlamenti, brenda pesë minutash, pa më dhënë mundësinë për të folur dhe pa shqyrtuar asnjë argument, votoi për të më çuar në burg.”