Gazetari Basir Çollaku është shprehur se reforma në drejtësi që është bërë në Shqipëri duhet zhbërë.
Sipas tij, kjo nuk ka qenë reformë për shqiptarët, por një projekt i Xhorxh Sorosit me Edi Ramën, që të kapin drejtësinë dhe ta përdorin si mjet kundër kujdo, duke nisur me opozitën dhe konkretisht liderin e demokratëve, Sali Berisha.
“Po të kujtojmë një nga thëniet e Ramës ndaj Veliajt, kur i kujtonte se do të varej në ato pemë, duket se ajo pemë tani ka dy litarë, për tu varur dy vetë e jo një.
Ka dy gjëra shumë interesante.
‘Non grata’ e Berishës është dëshmi e gjallë e korrupsionit Rama-Soros dhe këtë dëshmi e provon dhe fakti se, prej 3 vitesh në SPAK është çështja McGonigal-Rama e paprekur me dorë, i pathirrur për të dëshmuar asnjë nga të paditurit, duke nisur nga Edi Rama, Erion Veliaj, Damian Gjiknuri për afera të mëdha korruptive, gjobëvënie deri në 30 mln dollarë, lobingje deri në 10 mln dollarë.Ajo që është emergjencë, është zhbërja e kësaj reforme në drejtësi, prokurorë dhe gjykatës që kanë ngrënë dreka e darka me Aleks Soros në Tiranë. Ndaj ai u thotë kolegë.
Ne kemi dëshmitë e ‘barit’ të Yuri Kim, mesazhet kanosëse nga Ambasada Amerikane për të votuar reformën, që besoj se 90% e tyre nuk e kanë prekur me dorë, se çfarë ka brenda.
Edhe marrëveshja e fondacionit Soros me Albana Shtyllën, sekretare e Kuvendit të asaj kohe, ata diktonin çdo gjë.
Kjo nuk është reformë në drejtësi e shqiptarëve, ky është një projekt i Xhorxh Sorosit me Edi Ramën për të pasur drejtësinë në dorë, dhe për të bërë çilizëm kujtdo ndaj atyre që e kishin kundërshtar duke nisur sigurisht me liderin e opozitës, Sali Berisha.
Kjo reformë në drejtësi, është i këtyre njerëzve të korruptuar, inkriminuar. Dhe kur flisnim ne, ka dy vite, tre vite, na thonin, aman mos se e kanë bërë amerikanët.
Ja pra ç’na paskan bërë amerikanët, këta të korruptuarit nuk janë amerikanët”, tha gazetari Basir Çollaku gjatë bisedës në studion e SYRI TV.