Landfilli i Sharrës mbyll derën për ndërtuesit/ “Nuk kemi vend, depozitojini dherat ku të doni”

Kriza e mbetjeve të Tiranës ka filluar të shpërthejë, teksa landfilli i Sharrës ka mbyllur totalisht derën për ndërtuesit duke mos pranuar më asnjë depozitim dherash. Disa ndërtues i thanë Kapitalit se kamionët e tyre janë kthyer mbrapsht dhe nuk janë pranuar nga shoqëria Integrated Energy me argumentin se në landfill nuk ka më vend.

Kompanitë e ndërtimit po përballen tashmë më një situatë bllokimi, ku disa prej tyre kanë pezulluar punën në kantiere, ndërsa të tjerë janë duke i depozituar dherat në vende të paautorizuara duke shkaktuar dëmë të mëdha mjedisore. Kjo situatë ka hapur dhe një front të ri koprrupsioni me shefa policie të cilët po marrin rryshfet për të bërë sikur nuk shohin depozitimet e paligjshme.

Ky, në foto, është një nga vendet e paautorizuara ku ndërtuesit janë duke hedhur dherat e gropave të pallateve apo inertet. Vendi gjendet anës lumit Erzen në afërsi të fshatit Picallë. Por vende si ky tashmë po mbijnë në të gjithë territorin e Tiranës.

Depozitimi i dherave ka qenë një nga bizneset më të majme të inceneratorit të Tiranës. Edhe pse nuk ishte pjesë e kontratës koncesionare, ky biznes nisi nga një marrëveshje kontroverse mes dy drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe shoqërisë koncesionare Integrated Energy BV.

Marrëveshja sekrete, që detyronte ndërtuesit të depozitonin dherat në landfillin e Sharrës kundrejt pagesës 4.2 euro për ton është firmosur nga ish drejtori i punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tushe, ish drejtori i Policisë Bashkiake, Ermal Kapllanaj dhe përfaqësuesi i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Evisjon Salku për palën publike. Ndërsa për shoqërinë koncesionare ajo është firmosur nga ish administratori Evisjon Salku.

Marrëveshja u mbajt sekrete për shumë vite, deri kur u publikua nga portali CNA në prill të vitit të kaluar. Përmes saj, kompanisë koncesionare iu dhanë gati 70 milionë euro të ardhura shtesë, në shkelje të ligjit, para të cilat qytetarët shqiptarë i kanë paguar jo vetëm në çmimin e banesave, por në shumë raste edhe në rritjen e kostove të tenderave publikë.

Megjithatë afera korruptive e inceneratorit të Tiranës nuk mund të kishte fund tjetër përveç këtij. Pasi mori 70 milionë euro nga dherat dhe inerte dhe gati 80 milionë euro nga tarifa e depozitimit të mbetjeve urbane, kompania koncesionare nuk e ndërtoi inceneratorin deri në çastin që u sekuestrua nga SPAK. Drejtuesit dhe ish pronarët e saj u arratisën me paratë për t’i shpëtuar drejtësisë, ndërkohë që u lanë pas qytetarëve krizën mjedisore.

Ky i dherave me sa duket është akti i parë i shpërthimit të saj, teksa paralelisht në landfill janë krijuar vargmale të mëdha me mbetje urbane.

Kapitali

Landfilli i Sharrës mbyll derën për ndërtuesit/ “Nuk kemi vend, depozitojini dherat ku të doni”

EDI RAMA SËRISHMI PA ALTERNATIVË ELEKTORALE!

Landfilli i Sharrës mbyll derën për ndërtuesit/ “Nuk kemi vend, depozitojini dherat ku të doni”

Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën e Ervin

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko