Nga Jamarber Malltezi: 11 faktet e paligjshmërisë se “pallatit te pajes” se Lindes dhe Edvinit

Jamarbër Malltezi ka paraqitur sot në një mesazh në faqen e tij në Facebook 11 faktem të cilat shpjegojnë fare qartë palishmëritë për ‘Pallatin e pajës’ së Linda Ramës.  Malltezi tregon se si u shkarkua kryetarja e ILDKP dhe gjyqtari që nuk pranoi të nënshtrohej për të firmosur paligjshmëritë e Edi Ramës dhe bashkëshortes së tij me pallatin që u ndërtua në dhunim të ligjit dhe të urbanistikës.

Nga Jamarbër Malltezi

Fakt 1: Edi Rama i dha Lindës leje ndërtimi në sheshin mes pallateve në dhunim të ligjit të urbanistikës.

Fakt 2: Leja e “Pallatit në pajë” u dha në shkelje edhe të kushteve dhe distancave urbane.

Fakt 3: Linda dhe Edi nuk kanë paguar asnjë lek për pallatin në pajë. Para 12 vitesh Edi Rama premtoi se do bënte transparencë për shqiptarët, por edhe pas 12 vitesh NUK tregon dot asnjë faturë.

Fakt 4: Leja dhe çdo pagesë për ndërtimin dhe regjistrimin në ZRPP të “pallatit në pajë” u krye nga kompania 2T e ish-komandantit të Gardës. Pas vitit 2013, kompania 2T mori nga Edi Rama qindra milionë euro tendera publikë. PRA, a u pagua nga paratë publike?

Fakt 5: Ish-kreu i ILDKP, Zana Xhuka në vitin 2013 nisi hetim për ‘pallatin në pajë’ dhe ftoi Lindën të paraqesë fatura dhe prova.

Fakt 6: Edvini i Lindës shkarkoi ish-kreun e ILDKP, Zana Xhuka, sapo ajo nisi hetimin për ‘pallatin në pajë’.

Fakt 7: Linda gënjeu sikur e ka blerë tokën në Surrel me 2 $/m2. Ndërkohë që intervista në gazeta kanë pranuar se toka ishte me 20 dhe 30 $/m2.

Fakt 8: Linda ka përvetësuar tokë në Surrel në mënyrë të kundraligjshme pasi ajo ishte pjesë e Parkut Kombëtar të Dajtit dhe ishte falsifikim sikur u nda me ligjin 7501.

Fakt 9: Toka e përvetësuar nga Linda në Surrel u gjet e përvetësuar në shkelje ligjore dhe u dërgua në prokurori dhe gjykatë për heqjen e titullit të pronësisë qoftë nga prefekti Keltis Kruja, edhe nga prefekti Besnik Dervishi.

Fakt 10: Engjell Agaçi shkoi në Gjykatën Administrative duke iu bërë presion gjyqtarëve që të rrëzojnë padinë për heqjen e titullit të pronësisë për grabitjen e kundraligjshme të tokës në Surrel.

Fakt 11: Një gjyqtar i Gjykatës Administrative, që nuk iu nënshtrua kërkesës së Engjell Agaçit, u shkarkua nga vetingu. Ai gjyqtar e ka dërguar në Strasburg ankesën për shkarkimin duke listuar si arsye mos-nënshtrimin politik për të lejuar grabitjen në mënyrë të paligjshme të tokës ku Linda dhe Edi ndërtuan sarajet.

Ftojmë Edvinin e Lindës të përgjigjet për 11 faktet.

Nga Jamarber Malltezi: 11 faktet e paligjshmërisë se “pallatit te pajes” se Lindes dhe Edvinit

OECD: Përqendrimi i raportimit tek Rama dhe

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko