OJQ-të në Shqipëri morën 189 milionë dollarë nga USAID në 4 vite

Organizatat jo qeveritare në Shqipëri kanë përfituar 189 milonë dollarë për 4 vite, konkretisht 2020 – 2024, nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar, e njohur si USAID.

Kjo e dhënë është bërë me dije nga i dërguari special i Donald Trump për krizat, Richard Grenell, i cili ka publikuar në platformën “X” shifrat për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Në krye të listës qëndrojnë OJQ-të e Kosovës, të cilat kanë përfituar plot 537 milionë dollarë në 4 vite dhe pas tyre renditet ato të Bosnjë Hercegovinës me 402 milionë dollarë.

Shifrat

Kosova: 537 million $
Bosnje Hercegovina: 402 million $
Macedonia e Veriut: 290 million $
Serbia: 209 milion $
Shqipëri: 189 milion $
Mali i Zi: 77 milion $Krahas shifrave të publikuara, Richard Grenel akozon se këto para të taksa-paguesve amerikane janë shpërdoruar duke financuar OJQ të krahut të majtë për të nxitur politika radikale në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Amerikanët e palodhur paguajnë taksa – politikanët në Uashington, DC i shpenzojnë ato para në mënyrë të pamatur. Miliardë dollarë u janë dhënë OJQ-ve të krahut të majtë për të nxitur politika radikale në vende të tjera. Këtu është një fragment vetëm nga USAid…” – shkruan Grenell.

Në ditën e tij të parë në detyrë më 20 janar, Presidenti amerikan Donald Trump vendosi një pezullim për një periudhë 90-ditore të ndihmave për vendet e huaja, përfshirë dhe Shqipërinë. Fondet amerikane do të jenë të ndërprera deri në një vendim të dytë, pasi administrata e Trump të ketë vlerësuar efikasitetin dhe “përputhshmërinë me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.

Kujtojmë se zyrtarët e lartët administratës Trump kanë hedhur akuza në lidhje me keqpërdorimin e fondeve amerikane nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar, e njohur si USAID.

Një ditë më parë, Richard Grenell akuzoi ish-drejtuesen e USAID, Samantha Power, se ka përdorur paratë e taksapaguesve amerikanë për të financuar të majtën ekstreme, teksa i bëri thirrje FBI-së që ta hetojë.

Po ashtu, edhe Elon Musk e ka konsideruar USAID-in si një organizatë kriminale dhe sipas tij, tashmë ka ardhur koha që ajo të “vdesi”.

OJQ-të në Shqipëri morën 189 milionë dollarë nga USAID në 4 vite

Miliona euro vjedhje, miliona per detox, Elisa

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko