Berisha: Negociata me PL vazhdojnë! Fitorja e PD vjen nga vota e shqiptarëve!

Në konferencë për shtyp, kryetari i opozitës, Sali Berisha, është shprehur se PD është e hapur për një koalicion me Partinë e Lirisë.

Berisha tha se, unë e bazoj fitoren tek vota e shqiptare dhe unë  e kam paralajmëruar me kohë fitoren, e shoh kudo. Edi Rama është në shuarje.

“Ne jemi të hapur për koalicion me Partinë e Lirisë, negociatat vazhdojnë, por jemi të hapur për koalicion me PL-në dhe Ilir Metën.

Kur bëhet koalicion, nuk ka diskutim që ndahen edhe ato vendet e sigurta. Kjo nënkupton atë që thoni ju, por si do jetë e sa do jetë, kjo është çështje negociatash.

Sali Berisha vjen në pushtet me mbështetjen masive të shqiptarëve, natyrisht mbështetja ndërkombëtare siç është CDU është një faktor shumë i rëndësishëm në bashkëpunimin e ardhshëm të saj me qeverinë, por dhe në opozitë kemi pasur bashkëpunim. Unë e bazoj fitoren tek vota e shqiptare dhe unë  e kam paralajmëruar me kohë fitoren, e shoh kudo.

Edi Rama është në shuarje. Vini re fushatën e tyre, se si shkon dhe mbush një kriminele, merr nxënësit nga të katër anët e Shqipërisë Ogerta, korba e korrupsionit, merr nxënës nga të 4-anët dhe mbush pallatin e kongreseve. E bën njëlloj si Kim Jong Un i  Koresë apo Llukashenko i Bjellorusisë. E bën i tmerr nga fitorja e PD-së.

Nuk dua të prononcohem për nivelin. Janë 3 propozim. Një është në rang kombëtar, por sistemi rajonal. Tjetrit është në rang dege dhe i treti është sistemi rajonal, në rang qarku. Cila do të pranohet do vendoset nga forumet e partisë”, u shpreh Berisha.

Berisha: Negociata me PL vazhdojnë! Fitorja e PD vjen nga vota e shqiptarëve!

Vota e diasporës/ Berisha: Nuk lejojmë asnjë

Berisha: Negociata me PL vazhdojnë! Fitorja e PD vjen nga vota e shqiptarëve!

Berisha: I thashë Donald Lu se paratë

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko