Në konferencën për shtyp, kryetari i PD, Sali Berisha, ka theksuar se protesta e opozitës më 8 shkurt do të jetë një manifestim fitores. Ai shprehu besimin e tij se fitorja është e sigurt, duke e quajtur protestën një akt të pashmangshëm deri më 11 maj.
Berisha përmendi angazhimin e madh të opozitës dhe akuzoi Edi Ramën për manipulimin e zgjedhjeve, duke vazhduar kërkesat për krijimin e një qeverie teknike.
“Do të jetë një protestë e fitores. Do të jetë fryma e fitores, protesta e fitores.
Nuk ka të ndalur tani opozita, nuk ndalet më gjer më 11 maj ditën e fitores.
Quajeni si të duash, unë nuk kam term tjetër përveçse protesta e fitores.
Kemi bërë pune shume me te.
Kemi fituar shumë mbështetje për të dhe Edi Rama është tashmë i damkosur si një njeri që grabit zgjedhjet.
Ne vazhdojmë përpjekjet tona përsëri për qeveri teknike”, tha Berisha.