Në komisionet e Vetingut kemi parë çudira, shkarkim të prokurorëve për makinë me vlerë 50 mijë lekë. Shkarkime për mosdeklarime të shpenzimeve mujore, për 1 mijë euro nga familjarët, apo edhe të disa qindarkave të siguruara shumë vite më parë në emigracion. Por për Altin Dumanin, duket se Komisionet e Vetingut janë treguar aq zemërgjera sa nuk kanë verifikuar as 2 apartamente, dyqan, apo vilë që në Tiranën e sotme përllogaritet në miliona euro. Por pse ndodhin këto në Drejtësinë e re? Gjithçka lidhet në një pikë, OJF-të, paratë dhe individët e investuar nga Xhorxh Soros, që e spërdredhin ligjin sipas rastit përballë. Për të konfirmuar këtë që po themi, do ju sjellim një profil të shkurtër të një prej individëve pjesë të SPAK, që karrierën e tij, ja ka kushtuar zbatimit të projekteve të Soros, e që në çdo rast ka marrë shpërblimin pas…
Ndërsa sot trumbetohet fortë kapja e drejtësisë nga Xhorxh Soros dhe përdorja nga Edi Rama, duke se kjo kapje nuk është mbajtur e fshehtë që në fillimet e saj, por ato që nuk diheshin ishin pasojat. Që Xhorxh Soros është pas reformës në drejtësi në Shqipëri, nuk ëhstë fshehur asnjëherë, të paktën në fillimet e saj. Për kapjen e drejtësisë janë keqpërdorur paratë e taksapaguesve amerikanë, që nërmjet fondacioneve të Xhorxh Soros përdoreshin për të kapur njerëzit e drejëtësisë së re dhe çdo hallkë të këtyre institucioneve, përfshi edhe mediat për manipulimin e opinionit publik.Sot do të ndalemi vetëm në një prej këtyre rasteve, që lidhet drejtpërsëdrejti me personazhin kryesor të këtij emisioni, Altin Dumani.Fabjan Zhilla aktualisht është krahu i djathtë i Altin Dumanit, duke mbajtur postin e këshilltarit të tij ligjor, që shpesh nuk ka nguruar as të flasë për premtimet e Edi Ramës e për punën e SPAK.Për të kuptuar se çfarë përfaqëson krahu i djathtë dhe truri ligjor i Altin Dumanit, mjafton ti hedhim një sy formimit të tij dhe angazhimit pas përfundimit të styudimeve.
Fabjan Zhilla ja dedikon arsimimin e tij, financimit të Xhorxh Sosos. Nëpërmjet milionave të insvestuara prej programeve të Soros, Zhilla është arsimuar në Britani e SHBA, i fokusuar kryesisht tek çështjet ligjore. Shpenzimet për arsimimin e tij, siç deklarohen edhe në CV, janë në mijera euro.
Fill pas përfundimit të arsimit, nëpërmjet OJF-ve të Xhorxh Soros Fabjan Zhilla angazhohet në përgatitjen e bazës ligjore për reformën në drejtësi. Jo vetëm me harime ligjesh, propozime publike e konferenca, por edhe me dalje publike, nëpër media, duke reklamuar drejtësinë e munguar sipas ideologjisë së Xhorxh Soros. Në një ndër dhjetra artikujt të Fabjan Zhillës nga Shoqëria e Hapur e Xhorxh Soros, bie në sy gjuha e përdor, e cila është identike me atë të kryeministri Edi Rama sot, kur mbron institucionet e drejtësisë dhe i urdhëron ato për hapat e radhës.
Artikulli i Zhillës
Vetëm 22 muaj pas administrimit të qeverisë së sapozgjedhur, dy ministra u akuzuan për korrupsion që arrinte në dhjetëra milionë euro të humbura…. Edhe pas 25 vitesh demokraci, asnjë ministër nuk është akuzuar për korrupsion. Qeveria aktuale ka propozuar një plan të gjerë reformash për drejtësinë, i cili, sipas kryeministrit, do të rivendosë rendin në gjykata dhe do të ndihmojë në çrrënjosjen e korrupsionit në të gjitha nivelet….Ne po bëjmë përparime, por korrupsioni është ende i rrënjosur. Ndërsa reforma në drejtësi është një hap premtues, mbetet për t’u parë se sa gjerësisht do të zbatohet kjo reformë në praktikë, apo nëse do të jetë thjesht e njëjta retorikë e vjetër…
Por ky është vetëm një një nga artikujt e publikuar në media, për të manipuluar opinionin public pasi ndërkohë po zbatohej programi i kapjes së Drejtësisë nëpërmjet të ashtuquajturës Reformë, që për vendin tonë është gjithmonë e më e domosdoshme.
Nga një i formuar me paratë e Xhorxh Soros, Zhilla do të ishte një prej shtyllave të fondacioneve të tij, që në Shqipëri do të organizonte konferenca e takime me njerëzit e drejtësisë e të bersuarit e Sorosit për të zbatuar planin. Një prej këtyre konfercenave u mbajt në 15 mars të 2015, ku pjesë e tryezës ishin përfaqësues dhe drejtues të Drejtësisë, Policisë, ekzekutivit dhe medias. Projekti që do të shpalosej në këtë tryezë konsultuese ishte i qartë, e i përgatitur nga Fabjan Zhilla sot krahu i djathtë i Altin Dumanit dhe Besfort Lamallari, sot krahu i djathtë i Edi Ramës si zëvendëministri më jetëgjatë në Ministrinë e Brendshme.
Do të duhej ardhja në pushtet e Donald Trump, që akuzat që qarkullonin në opinionin publik shqiptar të zbardheshin edhe nga analistët e mediat më në zë të Shteteve të Bashkuara të Amrikës. Me ndërprerjen e fondeve për Shqipërinë nga Presidenti Amerikan, Mediat e SHBA publikuan prova se si Xhorxh Soros ka kapur drejtësinë shqiptare nëpërmjet milionave të financuara për njerëzit e lidhur me të majtët e Edi Ramës.
Ndoqëm se si drejtuesi i një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë së re, ka kaluar veting fiktiv, me pasuri të dyshimtë e me një ngjitje karriere po aq të dyshimtë. Por asgjë nga këto nuk përbëjnë problem kur në mes janë milionat e investuara nga Xhorxh Soros dhe njerëzit e tij në çdo hallkë. Altin Dumani është sot kampion I dekoruar nga Blinkeni i Soros e Fabjan Zhilla një ushtar i vogël i perandorisë së madhe të Soros, i cili sipas burimeve gazetareske është njeriu që menaxhon disa analistë të pavarur që dalin në media në mbështetje të SPAK. Ndërsa për emisionin Plug, ky ishte vetëm fillimi i zbërthimit të skemës, se si u kap drejtësia e re…
Emisioni Plug