Mori votat e Senatit, Pam Bondi betohet si Prokurore e Përgjithshme e SHBA-ve

Pam Bondi u betua sot si Prokurore e Përgjithshme e vendit, duke marrë përgjegjësinë për Departamentin e Drejtësisë.

Kandidatura e Bond për postin e prokurores së përgjithshme, u konfirmua mbrëmë duke marrë votat e Senatit Amerikan.Pam Bondi u betua të mërkurën si prokurore e përgjithshme dhe ceremonia u zhvillua në Zyrën Ovale

Është hera e parë që presidenti republikan merr pjesë në betimin e mandatit të dytë të një anëtari të kabinetitMediat amerikane, shkruajnë se prezenca e Trump në betimin e Bond është dëshmi e mëtejshme e interesit të madh personal të Trump në operacionet e departamentit që e hetoi atë gjatë mandatit të tij të parë dhe që më pas ngriti dy padi të braktisura pasi ai u largua nga detyra në 2021.

Gjatë ceremonisë Bond i tha presidentit se nuk do ta zhgënjejë.

“Unë do t’ju bëj krenarë dhe do ta bëj krenar këtë vend,” tha ajo.

Mori votat e Senatit, Pam Bondi betohet si Prokurore e Përgjithshme e SHBA-ve

SPAK u përdor si armë kundër Berishës”,

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko