Vetingu i munguar i Altin Dumanit, pasuritë e pajustifikuara: Apartamente, dyqane e vilë!

Kur denoncuam se si Xhorxh Soros kapte me milionat e tij Drejtësinë e Reformuar, Arben Rakipi rezultonte njëprej personazheve kyçe të OJF-ve të të Erjon Veliajt dhe Ajola Xoxës. Duket se objektivi ka qenë i qartë, në investimin në burimet njerëzore që sot janë në krye të drejtësisë. Për personazhet e rinj të drejtësisë, rëndësi nuk kishte e shkuara a tyre, formimi apo problemet, pasi këto element janë të domosdoshëm për kapjen e drejtësisë, nëpërmjet individëve me probleme. Por le të ndalemi tek rasti konkret. Altin Dumani, u bë pjesë e drejtësisë me një procedurë të dyshimtë, por dyshime ngre edhe pasuria e tij. Tre shtëpi e biznese, që siç na ka rezultuar edhe tek ministrat e rilindjes apo vetë Edi Rama, në letra paguajnë gati sa gjysma e vlerës së vërtetë të këtyre pronave.

Nga gjyqtarët dhe prokurorët që iu nënshtruan procesit të Vetingut, ky kontroll është cilësuar si një proces i të kaluarit mbi varr përsëgjalli. Duket se për Altin Dumanin, apo edhe shumë prokurorë të tjerë, KPK e KPA ka mbyllur njërin sy, apo shpesh edhe të dy përballë pasurive të dyshimta apo pa burime të mjaftueshme justifikimi.Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, Altin Dumani ka kaluar ventingun me Vendimin nr.192 datë 31.07.2019. Ky verifikim rezulton nga të paktat raste që nuk janë ankimuar për në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Trupa gjykuese përbëhej nga Firdes Shuli si kryesuese, Etleda Çiftja dhe Roland Ilia si relator. Ndërsa Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit pëfaqësohej nga Theo Jacobs, për të cilin edhe vetë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka kursyer ankesat.Relatimi i dosjes së Altin Dumanit në KPK u bë nga anëtari Roland Ilia, i cili rezulton një prej ish-bashkpunëtorëve të ngushtë të Erjon Veliajt, dhe kandidati i tij për deputet në subjektin politik G99. Në vitin 2009, kur OJF-të e drejtuara nga Ajola Xoxa dhe Erjon Veliaj bënin referencat për Reformën e nevojshme në Drejtësi, me paratë e Xhorxh Soros, Roland Ilia kandidonte i dyti në listën e Shkodrës pas Erjon Veliajt. E pas miratimit të ligjeve, Roland Ilia do të ishte zbatuesi i tyre si një prej anëtëve të Komisioneve të vetingut.

Kryesuese e Komisionit ishte Firdes Shuli, anëtarja që mediat pranë qeverisë e kanë denoncuar për falsifikim të formularëve pasi ka fshehur masat disiplinore, pezullimin, shkarkimin dhe transferimin si gjyqtare!, fakte këto që çuditërisht u anashkaluan më pas nga SPAK, si institucioni kompetent për ti hetuar. Anëtarja e tretë e Komisionit të kontrollit të Altin Dumanit ishte Etleda Çiftja, e cila po ashtu është denoncuar për mosdeklarim të pasurisë. Edhe pse u mor e pandehur, Çiftja vijojë pandërprerje ushtrimin e detyrës, e më pas po prokurorët dhe gjyqtarët e vetinguar prej saj dhe institucionit ku bën pjesë, i firmosën pafajësinë.

Po me aq dyshime sa treshja gjykuese, ishte edhe procesi i vlerësimit të figurës së Altin Dumanit. Për procesin e Vetingut, me kontrollin e Altin Dumanit u shënua rekordi i shpejtësisë, me të cilën nuk ishte proceduar për askënd më parë. Nëse për prokurorë dhe gjyqtarët që tashmë janë shkarkuar, i është bërë studimi i të gjithë trungut familjar dhe pasurisë së tyre, për Altin Dumanin vendimi u mor brenda një jave, kohë kjo e pamjaftueshme edhe për shfletimin e dokumenteve e jo më verifikimin e tyre.

Dumani u ftua në datën 19 korrik 2019 nga Komisioni dhe u njoh me aktet e dosjes në datë 22 korrik. Tre ditë më pas, ai dorëzoi pranë KPK-së shpjegimet dhe dokumentet dhe brenda 24 orëve komisioni njoftoi seancën dëgjimore. Ky afat, konfirmon edhe njëherë faktin se nuk është kryer verifikimi i duhur pasi koha prej 24 orësh e pamjaftueshme për këtë proces. Pasi nuk shpenzoi asnjë ditë kohë për të shqyrtuar shpejgimet dhe dokumentet e Altin Dumanit, KPK mori vendim dhe në datë 30 korrik u mbajtë seanca e fundit dhe shpallja e vendimit për verifikimin e Altin Dumanit. Çuditërtisht, ky vendim nuk u ankimua as nga Komisionieri Publik dhe hyri në fuqi me kalimin e vetëm një shkalle të Komisioneve të Vetingut.  

Le të ndalemi me radhë, tek ato informacione të cilat Komisioni i vetingut, minimalisht duhet ti kishte shfletuar.

Altin Dumani sipas të dhënave të Open Data Albania, ka depozituar deklaratën e parë të pasurisë në vitin 2004. Në këtë deklaratë, që korrespondon me të parën që prej nisjes së detyrës pasqyron se ka në pronësi vetëm 1 makinë në vlerën 300 mijë lekë dhe 500 mijë lekë cash nga kursimet e tij dhe të bashkëshortes si dhe një depozitë bankare në vlerën 1035 usd. Ndërsa u fut në radhët e drejtësisë pa asnjë pasuri, sot Altin Dumani rezulton pronar i 2 apartamenteve, një dyqani, dhe një vilë në të cilën banon aktualisht në emër të vjehrrit dhe llogari bankare. 

Në deklaratën e vitit 2005 deklaron kursime (pa e specifikuar cash apo në bankë) në vlerën 1 milionë e 100 mijë lekë kursime dhe 2 milionë e 168 mijë lekë të ardhura nga nga paga e tij dhe bashkëshortes. Në vitin 2006, deklaron kursime në vlerën 1 milionë e 200 mijë lekë nga të ardhurat e pagava në vlerën 2 milionë e 230 mijë lekë. Çka nënkupton se ka kursyer më shumë se gjysmën e të ardhurave nga paga. Ketë vit deklaron edhe një kredi në vlerën 5 milionë lekë e rimbursuar pjesërisht nga Ministria e Financave. Po në vitin 2006 deklaron se ka porositur një apartament 127.14 m2 në Tiranë me vlerë vlerën 50.000 euro. Këtu nisin edhe dyshimet e para, për manovra financiare, pasi apartamenti është në një nga zonat më të lakmuara të Tiranës, e çmimi me të cilin Altin Dumani rezulton të ketë blerë apartamentin rezulton tepër i ulët krahasuar me tregun. Pallati ku Altin Dumani bleu apartamentin me çmim gati simbolik ëshët ndërtuar nga shoqëria FLEG dhe ndodhet pranë Parkut Olimpik, mes Komunës së Parisit dhe Liqenit Artificial të Tiranës.

Nëse shohim dokumentet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit rezulton se kontrata për blerjen e apartamentit në Tiranës është firmosur në datën 18 qershor 2006 dhe do të paguhej në 2 këste. 9.000 euro janë paguar në momentin e firmosjes dhe 41.000 euro do të paguheshin kur të merrej kredia. Sipas deklarimeve në ILDKP ky apartament është blerë në një kompani ku administrator dhe aksioner sot në kuotat 100%, është djali i xhaxhait të bashkëshortes shtetasi Andon Ndreko Pango.

Më pas KPK shprehet se Dumani e ka blerë me burime të ligjshme këtë apartament pasi ka analizuar të dhënat e deklartave dhe kësti 9.000 euro është paguar nga kursimet ndër vite. Ndërsa i cilëson të ligjshme të ardhurat për blerjen e apartamenit, KPK shprehet në një moment se Altin Dumani ka jetuar në atë apartament që nga tetori i vitit 2004, pra 2 vite para se Dumani ta blinte këtë apartament dhe të lidhte kontratën. Shpenzimet për këtë periudhë banimi dhe arredimi përllogariten në 1 milionë e 400 mijë lekë.

Ndërsa KPK pretendon se ka kryer verifikimin e pasurisë, bie në sy që vlera prej 14 milionë lekësh e shpenzuar për arredim 2 vite para blerjes së këtij apartamenti, nuk është deklaruar në deklaratat e pasurisë, siç nuk ka deklaruar as banimin aty apo cila ka qenë marrëdhënia me subjektin ndërtues, e qeraja që ka paguar.  E thënë më thjeshtë, Altin Dumani nuk ka deklaruar në asnjë rast pranë ILDKP-së 14 milionë lekët e shpenzuara për punimet dhe mobilimin e shtëpisë ku jetoj dy vite para se ta blinte, ndërkohë që në deklaratat e atyre viteve deklarone kursime.

Nëse ky shpenzim do të ishte deklaruar dhe justifikuar, atëherë KPK i takonte të  ngarkonte Altin Duamin, që të justifikonte shumën prej 9 mijë euro qëi i kishte paguar ndërtuesit si këst të parë. Pra analizuar në të gjitha drejtimet, KPK ka shmangur kërkesën ndaj Altin Dumanit për të justifikuar 14 mijë euro shpenzime për banesën prej vitit 2004 deri në vitin 2006. Pra dy janë rrugët, ose Altin Dumani ka shpenzuar paratë cash për mobilim dhe nuk ka më të ardhura për të p[aguar këstin 9 mijë euro, ose ndërtuesi i ka falur Altin Dumanit këtë këst, apo rruga e tretë që mund të ishte hetuar ehe nga KPK, siç në rastin e çdo gjytari tjetër, për dyshimin e sigurimi i kësaj shume nga ndonjë burim i paligjshëm. E aq më keq, kur Altin Dumani deri në këtë vit nuk ka deklaruar fare se ku ka banuar, apo çfarë shpenzimesh ka patur për strehimin e tij.

Por jo vetëm kaq, hije dyshimi ngrihen edhe nga vlera e blerjes së këtij apartamenti. Sipas analizimit që i ka bërë KPK apartamenti është blerë me 390 euro /m2, e sipas Komisionit kjo vlerë justifikohet me kontratat e ngjashme të pronësisë në atë zonë, por çuditërisht nuk sjell asnjë shembull referimi. Ndërsa KPK nuk kryen verifikim për të sjell shembull mbi vlerën e blerjes në atë zonë, emision Plug kreu një verifikim të thjesht mbi kompaninë ndërtuese dhe çmimeve me të cilat ajo ka shitur apartamentet.

Andon Pango me kompaninë e tij FLEG shpk sipas ekstraktit të QKB ka ndërtuar pallate:

1-            PRANË KOMPEKSIT SPORTIV DINAMO

2-            FARKË E VOGËL; PRANË KOPSHTIT ZOOLOGJIK

3-            QERRET GOLEM

Në vitin 2019, Andon Pango, shitësi i apartamentit të Dumanit njëherësh kushëri i bashkëshortes, do të kallëzohej penalisht nga shtetasi Alush Alla për veprën penale të mashtrimit. Lajmi është publikuar nga mediat e Carlo Bollinos, që ka zbardhur edhe skemën e mashtrimit të kushëririt të bashkëshortes së Dumanit, njëherësh i afërm edhe i ish-ministrit Ylli Pango. Sipas të dhënave të bëra publike nga media e Carlo Bollinos, Andon Pango i kishte shitur këtij shtetasi në janar të vitit 2007, një apartament me sipërfaqe 255 m2 në shumën 135.000 euro pra në vlerën 530 euro/m2.

Koha e shitjes së apartamenteve ndaj kallëzuesit Alush Alla dhe Altin Dumanit është e njëjtë, por cmimet janë të ndryshme. Ndërsa Alush Alla, një apartament në Farkë të Vogël, zonë shumë më në periferi se pallati i Dumanit, e blen me çmimin 530 euro/m2, Altin Dumani në një zonë të mirë dhe elitare pranë Kompleksit Dinamo e blen apartamentin për vetëm 390 euro/m2. Pra 140 euro më lirë, apo 30 % më lirë se Andon Pango shiste apartamente në një zonë e cila ende nuk ishte urbanizur.

Duket qartë që KPK nuk ka kryer asnjë hetim për subjektin e rivlersimit Altin Dumani e minimalisht nuk ka bërë krahasimin e çmimit as me kontrata të tjera të shitjeve të kësaj kompanie. Pasi bleu apartametin, vetëm 3 vite më pas Altin Dumani blen një tjetër ambient biznesi, me sipërfaqe 28 m2 me vlerë 28.000 euro. Për këtë blerje të vitit 2009, KPK shprehet se Dumani ka tërhequr 1 milionë e 71 mijë lekë nga banka dhe pjesën tjetër e ka paguar nga kursimet cash në vlerën  1 milionë e 650 mijë lekë. Madje sipas KPK, kreu i SPAK në vitin 2009 ka gabuar në deklarimin e gjendjes cash, dhe merr përsipër tja justifikojë burimin.  Nga analizimi i deklaratës në ILDKPI rezulton se Altin Dumani në vitin 2009 ka deklaruar një huadhënie kunatës në vlerën 1 milionë lekë, huadhënie e cila nuk është përfshirë fare në analizën e KPK dhe nuk dihet nese tërheqjet nga banka janë përdorur për huanë e kunatës apo për blerjen e Dyqanit. Pra njëri nga dy varjantet mbetet i pajustifikuar për burimin e të ardhurave.

Nga analizimi i të dhënave në vendimin e KPK, Altin Dumani ka të ardhura për të përballuar këto pasi gjëndja cash rezulton:

Në vitin 2006 -1.686.673 lekë

Në vitin 2007-500.000 lekë

Në vitin 2008- 0 lekë

Në vitin 2009-800.000 lekë

Vlera totale e kursimeve përllogaritet në 2.986.673 lekë.

Nëse KPK do të kryente një përllogaritje të thjeshtë. Nga total i kursimeve 2. 98 milionë lekë, të zbresim 1 milionë e 650 mijë lekë(blerja e dyqanit)-1 milionë lekë (borxh kunata)- 550 mijë lekë (blerja e makinës së gruas) totali shkon në 3.2 milionë lekë. Pra nga të dhënat e vetëdeklaruara del me një pamundësi financiare në vlerën 213 mijë lekësh. Analizë e cila nuk është bërë nga KPK por është kaluar përciptas dhe për më tepër huadhënia e kunatës nuk përmëndet në vitin 2009.

Pasi bleu aprtamentin, biznesin, makina madje jepte edhe hua, vetëm me rrogat si të punësuar, Altin Dumani arrin sërish të investojë në pasuri të paluajtshme, dhe këtë herë me një tjetër apartament.  Në vitin 2015 Altin Dumani deklaron se ka blerë një tjetër apartament me vlerën 41.000 euro, sipërfaqja 75.7 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 10 m2. Edhe në këtë rast, KPK jo vetëm që ka mbyllur të dy sytë, por ka krijuar makinacione nga më të çuditshmet për të justifikuar blerjen e apartamentit nga kreu i SPAK. Në analizimin e të dhënave  nga KPK për cmimin e blerjes shprehet:

Komisioni, bazuar në analizën financiare, ka vlerësuar mundësinë financiare të subjektit për shlyerjen e detyrimeve për blerjen e kësaj pasurie nga burime të ligjshme të krijuara ndër vite. Çmimi i blerjes prej 540 euro/m2 nuk është konstatuar nga Komisioni si çmim, i cili është nën koston e ndërtimit për zonën në fjalë.

Ndërsa konstaton se çmimi i deklaruar nga Altin Dumani është disa herë më i ulët, madje edhe nën koston e ndërtimit, KPK shpik një tjetër mekanizëm justifikues. Duke zhdukur nga përllogaritja 10 m2 të ambienteve të përbashkëta, e në këtë mënyrë arrin t’i rrisë vlerën apartamentit për metër katrorë.

KPK falsifikon të dhënat pasi dihet se në Shqipëri kur blihet një apartament sipërfaqja e përbashkët shitet me çmim të njëjtë si banesa. Dhe me llogari të thjeshtë kuptohet se çmimi i shitjes është 467 euro/m2. KPK nuk ka kryer asnjë analizë përse kjo kompani nuk i ka faturuar shitjen e 10 m 2 Altin Dumanit për një vlerë rreth 4700 euro. Në asnjë moment KPK nuk ka kryer një analizë të shpenzimeve të subjektit, i cili ka dy fëmijë dhe një kredi.

Ndërsa pront e sipërcituara janë dhënë me qera nga Altin Dumani, ai deklaron se jeton në vilën e ndërtuar nga Vjehrri në njësinë nr.6 në Tiranë. E pikërisht kjo vilë dhe kjo deklaratë shtojnë pikpyetjet për pasurinë e kreut të SPAK. Për këtë shtëpi, Altin Dumani ka deklaruar para KPK-së se është ndërtuar me kursimet e vjehrit dhe vjerrës dhe bamirësi nga pastori G.B dhe fonde të kishës Anglze, citojmë:

Kjo pasuri është ndërtuar në vitin 2001 dhe aplikimi për legalizim është bërë në vitin 2005, fakt i cili provon ndërtimin e plotë të kësaj pasurie të paluajtshme. Subjekti i rivlerësimit, bazuar dhe në deklaratat vjetore periodike të dorëzuara në ILDKPKI, ka filluar ta përdorë këtë pasuri të paluajtshme që prej vitit 2009. Gjithashtu, Komisioni konstatoi se kjo pasuri është ndërtuar me të ardhurat e ligjshme të prindërve të bashkëshortes, nga kontributi i pastorit G. B, si dhe nga fondet e kishave në Angli.

Pra KPK është mjaftuar me deklarimet e Altin Dumanin dhe nuk ka kryer asnjë lloj analize për të ardhura e vjehrrit, vjehrrës apo cila ka qenë shuma e dhuruar nga pastori zemërgjerë për familjarët e Prokurorit Altin Dumani.  Për më tepër Vetingu nuk ka kryer as përllogaritjen më të vogël se cila është vlera e kësaj vile ku jeton aktualisht kreu i SPAK, Institucioni që duhet të hetojë zyrtarët edhe për një garsionere, rryshfet 50 mijë lekësh apo pllakat e banjos së gruas së Arben Ahmetajt.

Emisioni Plug

Vetingu i munguar i Altin Dumanit, pasuritë e pajustifikuara: Apartamente, dyqane e vilë!

Krahu i djathtë i Altin Dumanit, Fabian

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko