Presidenti amerikan ka paralajmëruar publikimin e të dhënave të frikshme të gjetura nga hetimi i Musk për fondet e ndihmës amerikanë nëpër botë.
Sipas një statusi në rrejtin social ‘Truth’, Trump bën me dije se media prestigjoze europiane dhe amerikane janë paguar miliona dollarë nga USAID për të favorizuar propagandën e ekstremit të majtë.
Statusi i Trump
Duket se janë vjedhur miliona dollarë përmes USAID dhe agjencive të tjera. Pjesa më e madhe e tyre duket se kanë shkuar në mediat e lajmeve të rreme në formë ‘pagese’ për krijimin e ngjarjeve në favor të demokratëve. Media e majtë, e njohur si ‘Politico’, duket se ka marre 8 mln dollarë për këtë! A ka marrë para New York Times??? Kush tjetër ka marrë para???
Ky mund të jetë skandali më i madh, ndoshta skandali më i madhi në histori! Demokratët nuk mund të fshihen nga pas kësaj gjëje. Shumë e madhe, shumë e pisët!