Berisha: Një kryeministër që pi një shishe verë 33 mijë euro duhet nxjerrë për leckash!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Edi Ramës, duke e akuzuar atë për abuzime të mëdha me pasuritë publike dhe shkelje flagrante të të drejtave të njeriut.

Gjatë mbledhjes me aleatët e Federatës së Bashkuar, ai theksoi se Rama po jeton në luks të papërshkrueshëm, ndërkohë që pensionistët jetojnë në varfëri të thellë. Berisha ngriti shqetësimin për gjendjen e rëndë ekonomike të pensionistëve, të cilët përballen me shpenzime të mëdha dhe rroga të pamjaftueshme për të mbajtur familjet.

“Pra, mora vetëm këtë aspekt për të mos marrë aspekte të tjera çnjerëzore të këtij regjimi.
Po një kryeministër që ulet me shishe vere 33 mijë euro në kryeministri e meriton për t’u nxjerrë me lecka.

Pra që vë shishen sa 200 pensione për t’u shijuar, në një kohë kur pensionisti që merr 160 euro, ka që marrin shumë më pak shumica, i duhet të paguajë në ndërtesën sociale 62 euro qira. Vetëm qiraja e shtëpisë 62 euro, plus faturat e tjera, plus ilaçet, nuk i ngelet për kafshatën.

Po ata që janë me 160 euro pension janë pakica e pensionistëve, shumica e tyre nuk kanë pension të plotë, kanë pension të pjesshëm.

Vetëm me shpenzimet abuzive të tmerrshme të Edi Ramës dhe qeveritarëve, mund të rriteshin në vit 15-20 përqind të gjitha pensionet.

Situatë dramatike kemi ne në rrafshin e të drejtave të njeriut dhe pluralizmit.

Sot ish-presidenti i Republikës, ish-kryeministri i vendit, ish-kryetari i parlamentit nxirret me dhunë nga makina pa i treguar mandat arrestin, zvarritet dhe goditet publikisht sepse ashtu donte Edi Rama.

Një deputet i yni është në burg, Ervin Salianji sepse guxoi të ngrihej mafies më të rrezikshme të Europës që është mafia Rama-Xhafaj. Dhe ai rri në burg, në vend që të jenë në burg këta.

Dhe në mënyrën më cinike i ndërrojnë trupën gjykuese, ia shtyjnë gjyqin, bëjnë akte tipike të një banditi diktatorial.

Nuk është thënë kot që narkodiktaturat janë forma më e keq e diktaturës. Nuk njohin asnjë lloj kufizimi, asnjë lloj rregulli.

Deputetët socialistë që plaçkisin nuk lëvizin, vazhdojnë dhe mbrohen nga shumica. Pra ne jemi në këto kushte ku Kushtetuta është privatizuar nga organizata kriminale e qeverisë”, tha Berisha.

Berisha: Një kryeministër që pi një shishe verë 33 mijë euro duhet nxjerrë për leckash!

Nga Petrit Vasili: Drejtësia kthehet ne leckë

Berisha: Një kryeministër që pi një shishe verë 33 mijë euro duhet nxjerrë për leckash!

Berisha: Një kryeministër që pi një shishe

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko