Blushi: Të ngrihemi në protestë për t’i shkurtuar orët Narkoregjimit!

Në takimin e zhvilluar sot nga kreu i PD Sali Berisha me aleatët e Federatës së Bashkuar të Opozitës, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë për të protestuar ditën e shtunë. Ai tha se kjo protestë thirret për lirinë dhe të drejtat e çdo shqiptari e cila është marrë nga qeveria në pushtet.

“Sikundër edhe ju e theksuat sot opozita, në veçanti edhe Partia e Lirisë ka qenë në një agresion terrorist nga narkoregjimi dhe rrëmbimi kriminal i paligjshëm, izolimi në ekstrem pa fakte dhe pa prova penale e Presidentit të Partisë së Lirisë, është një paralajmërim, për lirinë e çdo shqiptari që vetëm i lirë nuk ndihet në atdheun e tij.

Sa i përket sondazheve që edhe kolegu i përmendi më parë, unë jam i bindur se me to qeshin edhe vetë porositësit e tyre dhe se këto sondazhe do të groposen më 11 maj, në landfillin e Sharrës sepse është e qartë sepse porositësit e tyre nuk janë askush tjetër, përveçse mafia e inceneratorëve që ka kapur shumicën e mediave në vend. E rëndësishme është që opozita të jetë e bashkuar në front kundër narkoregjimit, në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të të gjithë shqiptarëve dhe në emër të presidentit Meta ju ftoj të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë të marrin pjesë në këtë protestë.

Një protestë e cila në radhë të parë thirret për lirinë dhe të drejtat e çdo shqiptari dhe sigurisht për të mbrojtur atdheun e tyre nga ajo që me shumë të drejtë, ne e kemi cilësuar si një organizatë mafioze, sorrosiane e cila nuk mund të marrë më peng të ardhmen e vendit, e cila qëndron në pushtet edhe falë një strukture tjetër, po aq kriminale si SPAK që ka bërë dhe po bën aq përpjekje nëpërmjet goditjes së liderëve kryesorë të opozitës, nëpërmjet shantazhimit të drejtuesve të saj për ti garantuar Edi Ramës edhe një mandat tjetër 4-vjeçar në kurriz të shqiptarëve.

Ndaj në këto kushte ku në këtë vend të drejtat dhe liritë e njeriut janë më të rrezikuara se kurrë, shqiptarët kanë vetëm një alternativë, Protestën për ti shkurtuar jo vetëm ditët, por orët e mbetura të këtij regjimi”, tha Blushi.

Blushi: Të ngrihemi në protestë për t’i shkurtuar orët Narkoregjimit!

Roshi: Dilni nesër në shesh të tregojmë

Blushi: Të ngrihemi në protestë për t’i shkurtuar orët Narkoregjimit!

Blushi: Të ngrihemi në protestë për t’i

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko