Drejtësia kthehet ne leckë këpucësh!
SPAK, që refuzoi dosjen 184 ku ishte Rama, Gjiknuri,Manja etj, sot merret me deftesen e gjimnazit te Kelliçit!
E paimagjinueshme , por e vertete.
SPAK- u ne shkurt te vitit 2020 ktheu per moskompetence ne prokurorine e Dibres Dosjen 184, e cila ishte bere publike edhe nga Gazeta e njohur gjermane BILD.
Në Dosjen 184 ishte i faktuar me pērgjime zyrtare të prokurorisë bashkëpunimi në një grup të struktuar kriminal për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër i kryeministrit Edi Rama dhe bashkëpunëtorëve të tij Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri, Ulsi Manja, Xhemal Qefalia, Pjerin Ndreu, shefi i komisariatit të Dibrës Robert Aga dhe disa personazhë të tjerë.
Kush tjeter përvec SPAK-ut do te duhej të hetonte per Kryeministrin, ministra e deputetet e perfshire ne kete dosje?
Askush tjeter, sepse SPAK-u i famshem u ngrit nga reforma ne drejtesi per te hetuar krimet e zyrtareve te larte dhe ky ishte rasti me flagrant i konsumimit te krimit elektoral ne bashkepunin ne kuadrin e grupit te strukturuar kriminal nga kryeministri, ministrat dhe deputetet.
Por sot po i njejti SPAK ne demostrim te antiligjit, qe perfaqson, ka filluar e pi merret me nje hetim per deftesen e gjimnazit te Belind Kelliçit.
Po ky eshte nje turp, qe kalon çdo kufi, dhe tregon nje kapje kaq te neveritshme dhe te trashe te drejtesise ashtu si Rama dhe qeveria qe e kontrollojne ate.
Sot Belind Kelliçi nuk eshte as kryeminister, as minister dhe as deputet dhe s’ka asnje funksion shteteror.
Pse SPAK-ut ju shqye barku, qe pas nje kallzimi ordiner merret me nje deftese gjimnazi.
Ky rast eshte asgjesimi perfundimtar i cdo shprese per te pasur drejtesi ne kete vend.
Kur vidhen miliona si me inceneratorin e Tiranes qe nuk ekziston u deshen vite qe vetem te thirrej Veliaj, ndersa vazhdon i qete edhe sot te firmose tendera ne Bashki.
Rama akuzohet me fakte, prova e dokumente per inceneratoret, Becchetin, Mc Gonigalin, dosjen 184, portin e Durresit, koncesionet etj etj dhe nuk eshte thirrur kurre.
Por ne keto raste keto te Rames dhe Veliajt krimet dhe korrupsioni me nje mal me dokumente e fakte jane kaq ” intelektuale” sa qe SPAK nuk i heton dot
Ndersa po nga ky SPAK me kallzime njerezish ordinere eshte rrembyer ne menyre kriminale Ilir Meta, u i zolua per nje vit Sali Berisha, hetohet Fatmir Mediu, u denua Fredi Beleri.
A ka njeri me mend ne koke qe mund ti besoje me keta.
Dosja 184 e refuzuar nga SPAK dhe hetimi i deftesës se Kelliçit jane dy fakte perballja e te cileve nxjerr ate fytyre te narkodrejtesise, qe nuk e gjen as ne Kolumbine e koheve te Eskobarit.