Duket se skandalet që kanë përfshirë USAID në SHBA, me financime, që tashmë po dalin në dritë me administratën e re presidenciale të Donald Trump, nuk kanë të sosur.
USAID duke se financimet i ka shtrirë edhe te aktorët, të cilët i ka paguar me shuma marramendëse për udhëtime në Ukrainë
Pagesat për aktorët më të njohur hollivudianë variojnë nga 1.5 milion dollar në 20 milionë.Ndër pagesat më të shtrenjta që USAID ka transferuar në llogaritë e aktorëve, është ajo e Ageline Jolie me 20- milionë dollarë, ndjekur nga Orlando Bloom me 8 milion dollarë.Gjithashtu pagesa, USAID ka bërë edhe për aktorët e tjerë, respektivisht:
Van Damne – 1.5 milion dollarë
Ben Stiller – 4 milion dollarë
Sean Penn – 5 milion dollarë
Aktorja dhe aktivistja Angelina Jolie bëri një vizitë të papritur në një shkollë me konvikt dhe një institucion mjekësor në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, në maj të 2022.
Jolie vizitoi gjithashtu një shkollë me konvikt në Lviv, e cila është bërë një pikë kalimi për njerëzit e zhvendosur, ndihma humanitare dhe armë. Ajo u tha fëmijëve se do të kthehej, tha Kozytskyy.
Në stacionin kryesor hekurudhor të Lviv, ku banorët ukrainas mbërrijnë rregullisht, Jolie foli me vullnetarë që ofrojnë ndihmë mjekësore dhe psikologjike.
![](https://www.syri.net/uploads/syri.net/images/2025/February/06/auto_AKTORET1738872716.png)