Berisha: Trump ia preu kokën gjarprit të Sorosit!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij në protestën kombëtare të opozitës, theksoi se Shqipëria është në emergjencë dhe se ndryshimi i saj do të vijë me shpejtësi. Ai premtoi se do të çlirojnë shqiptarët nga skamjet dhe mjerimi, duke siguruar se ferma dhe pronarët do të marrin subvencionet dhe shpërblimet që meritojnë.
Berisha u shpreh se modeli i vjedhjes dhe kleptokracisë do të zëvendësohet nga një model që do të ketë qytetarin dhe interesat e tij në qendër. Ai theksoi se fitorja është e mundur vetëm nëse të gjithë angazhohen dhe punojnë për të, duke rikujtuar se fitoret e mëparshme janë arritur edhe në kushtet më të vështira.
“Miqtë mi, Shqipërinë jo do e ndryshojmë, por do e ndryshojmë me shumë shpejtësi.
Shqipëria është në emergjencë, Shqipëria ka dhimbje, shqiptarët ndjejnë dhimbjen e skamjeve dhe mjerimit.
Ne do i çlirojmë ato me shpejtësi.
Fermeri shqiptar do subvencionet për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë, për çdo fidan.
Pronarët dhe të përndjekurit do marrin shpërblimet e tyre.
Pra, modelit të kleptokracisë, të vjedhjes, do i lëshojë vendin modeli i qytetarit të parë.
Do i lëshojë vendin modeli ku në epiqendër do jetë qytetari me interesat e tij.
Kjo e ka tmerruar Edi Ramën, por është i pashpresë.
Të dashur miq, nuk ishte ky mitingu i programit elektoral, por natyrisht pa shpallur këtu disa nga ndërhyrjet më emergjente që mund të bëjmë ne për të përmbysur situatën aktuale, nuk mund të ndaleshim.
E vërteta është, mesazhi i fundit që unë kam për ju: tre muajt na ndajnë nga zgjedhjet. Fitorja varet nga ne.
Fitorja, në rast se ne e bëjmë natën ditë, në rast se ne përkushtohemi, në rast se ne nuk harrojmë se jemi parti që bëmë të pamundurat, të mundura, ne do korrim një nga fitoret më të thella.
Mos harroni se fitoret e arritura deri tani, ne i arritëm në kushtet më të jashtëzakonshme, më të vështira.
Kurse tani që presidenti Donald Trump i ka prerë gjarprit në Uashington, Xhorxh Soros, e kuptoni ju apo jo çfarë do të thotë kjo.
Era e desorosizimit, flladi i tij nga Uashingtoni po fryn në gjithë botën.
Ju garantoj ju se nuk fiton kush më shumë nga kjo se shqiptarët, pasi u shndërruan në kopshtin eksperimental të dogmës, jo të Oruellit, por të Sorosit.
Pra, edhe ne kemi programin tonë të desorofikimit të vendit, të rivendosjes në piedestal të familjes, vlerave të saj, të besimit tek Zoti, të interesit kombëtar.
Shqipërinë e bëjnë shqiptarët dhe shqiptarët patriotë, atdhetarë”, u shpreh Berisha.

Berisha: Trump ia preu kokën gjarprit të Sorosit!

Berisha: Historia e deshi që ne të

Berisha: Trump ia preu kokën gjarprit të Sorosit!

Dosja McGonigal është arkivoli i hapur i

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko