Elon Musk denoncon krimin: USAID financoi COVID-19 që çoi në vdekjen e miliona njerëzve

Miliarderi amerikan Elon Musk deklaroi se Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) “financoi kërkimin e armëve biologjike, siç është pandemia e COVID-19 që çoi në vdekjen e miliona njerëzve”.

Lidhur me çështjen e USAID-it që është në rend dite kohëve të fundit, Musk bëri një postim në llogarinë e tij në rrjetin social X.

“A e dini se USAID përdor taksat tuaja për të financuar kërkimin e armëve biologjike, përfshirë COVID-19, i cili ka shkaktuar vdekjen e miliona njerëzve?”, shkroi Musk.

Ai e akuzon USAID-in, përmes Grupit amerikan të EcoHealth Alliance Group, për dërgimin e miliona dollarëve në laboratorët në Wuhan, Kinë, ku pretendohet se është prodhuar pandemia e COVID-19.

Sipas tij, COVID-19 është një armë biologjike, ndërsa pretendoi se USAID ka ofruar mbështetje financiare për këtë kërkime.

Musk edhe më parë kishte bërë postime në lidhje me USAID-in, duke e akuzuar agjencinë se ishte “e keqe” dhe “një vatër e marksistëve radikalë të majtë që e urrejnë Amerikën”.

Elon Musk denoncon krimin: USAID financoi COVID-19 që çoi në vdekjen e miliona njerëzve

E nominuara e Trump për drejtimin e

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko