Gazetarja e njohur e Fox News Laura Ingraham ka ngritur pyetje mbi mbështetjen që George Soros i jep kryeministrit Rama.
Teksa i referohet një shkrimi të meedias amerikane Washington Examiner, ajo thekson se një OJQ e lidhur me Sorosin ka marrë 270 milionë dollarë nga USAID, gjë që sipas saj ngre alarmin mbi mënyrën sesi Uashingtoni mbikëqyr financimin.Pse një OJQ e lidhur me Sorosin mori shumë më tepër sesa duhej? 270 milionë dollarë kundrejt 9 milionëve? Kjo ngre alarmin rreth asaj se si Qeveria e SHBA mbikëqyr financimin. Ne ia kemi borxh publikut që të gërmojmë më shumë.” – shkruan Ingraham.
Gazetarja e njohur konservator thekson se rasti në fjalë është tejet i dyshimte dhe se mediat ia kanë borxh publikut amerikane që të hulumtojnë këtë rast dhe raste tëngjashme të shpenzimit të taksave të amerikanëve.
Pas betimit si president i SHBA-së, Donald Trump ka bllokjuar të gjithë ndihmën e huaj përmes USAID.
I emëruari i Trump për efikasitetin ne qeverisje Elon Musk dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio kanë nisur operacionin për çmontimin e USAID të cilën e kanë quajtur organizatë kriminale që ka abuzuar me taksat e amerikanëve dhe që duhet “të ngordhë”.
Ata kanë urdhëruar kthimin në SHBA të të gjithë punonjësve amerikanë të USAID nëpër botë duke lënë vetëm 294 punonjës nga 10 mijë që ka USAID në total./Hashtag.al
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flauraingraham%2Fposts%2Fpfbid02bMPcqaMrzxXMdFZxi2vjj1pCCpnczYgchVPDUtgJ8YUqsmzmgnPU8XSKpVq2nbcXl&show_text=true&width=500