Ilir Meta: Rama po përpiqet të mashtrojë shqiptarët për premtimet e pa mbajtura në 12 vite

Gjatë fjalës së tij, Meta ka deklaruar se mafja në Shqipëri, ka shtetin e saj që është qeveria Rama. Meta në nisje të fjalës së tij falënderoi të gjithë të pranishmit në protestë, duke përmendur këtu kreun e PD-së Sali Berisha dhe ish-deputetin Ervin Salianji.

“Cdo shtet ka mafjan e tij, por në Shqipëri, mafja ka shtetin e vetë. Kjo dëshmohet edhe nga ish-bashkëpunëtori i Ramës, Arben Ahmetaj, i cili tregoi aferat e tij. Edhe për arsye të rrethanave ku ndodhem, do të ndalem në dy çështje. Rama iu desh 12 vite që të hidhte sytë nga bujqësia. Nuk e ndaloi atë për t’i kthyer sytë nga bujqësia. Si shpjegohet që ka rënë shumë numëri i gjedhëve në vend. Ai i ndriti me fondet e IPARDIT. Ndaj sot jemi vendi me mbështetjen më të pakët për bujqësinë,” tha Meta. 

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *