Nga Tiana Lowe Doescher
Fondacionet e familjes Soros mund të kenë krijuar gjykatën kukull në Shqipëri, të cilën kryeministri socialist i vendit e ka përdorur për të burgosur kundërshtarët e tij politikë, por qeveria amerikane ka kaluar gati një dekadë duke financuar këtë shkatërrim të demokracisë tek aleati ynë i NATO-s.
Siç e ilustrojmë në kapitullin e tretë të episodeve ekskluzive të dokumentarëve të Washington Examiner, Si e ndihmoi Biden-i narkoshtetin e preferuar të Sorosit, taksapaguesit janë detyruar të financojnë projekte politike progresive në mbarë planetin përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), deri në momentin kur presidenti Donald Trump shpalli një ngrirje të plotë të kësaj ndihme të huaj, derisa Shtëpia e Bardhë të rishikojë tërësisht buxhetin prej 40 miliardë dollarësh.zbuluar për herë të parë nga Reforma Gjyqësore në vitin 2018, fushata Drejtësi për të Gjithë për reformën gjyqësore në Shqipëri u zbatua nga East West Management Institute (EWMI) dhe u financua nga USAID-i. EWMI është vetëm një nga shumë organizatat në rrjetin e OJQ-ve të mbështetura nga Sorosi, por marrëdhënia e saj me USAID-in daton të paktën 30 vite më parë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka derdhur më shumë se një çerek miliard dollarë në EWMI gjatë 15 viteve të fundit, përfshirë 31.2 milionë dollarë në vitin e fundit fiskal. Nga fillimi i vitit fiskal 2025 (tetorin e kaluar) deri në momentin kur Trump ngriu shpenzimet e USAID-it, EWMI kishte marrë gati 10 milionë dollarë nga taksat e amerikanëve.Projekti Drejtësi për të Gjithë, i cili krijoi gjykatën e korruptuar që është në qendër të persekutimit politik të liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha, u iniciua me 9 milionë dollarë nga USAID-i për EWMI-n gjatë administratës Obama. Edhe pse disa senatorë republikanë shprehën shqetësimin se projekti “kishte si synim përfundimtar t’i jepte kryeministrit dhe qeverisë së qendrës së majtë kontroll të plotë mbi pushtetin gjyqësor”, USAID-i e mbrojti atë.
“Themelet e forta janë të domosdoshme sepse institucione si Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të ndërtohen mbi baza të forta, në mënyrë që sundimi i ligjit të mund të zërë rrënjë,” tha Anne M. Trice, drejtuese e projektit Drejtësi për të Gjithë. “Populli shqiptar ka nevojë për institucione te të cilat mund të mbështetet për të vepruar me integritet.”
Trice merrte një pagë vjetore afërsisht çerek milionë dollarë kur drejtonte projektin në Shqipëri, sipas të dhënave publike, dhe pothuajse të gjitha të ardhurat e raportuara të EWMI-së vinin nga financimi qeveritar. Grantet e USAID-it për EWMI-n që ishin ende në fuqi kur Trump shpalli ngrirjen e shpenzimeve përfshinin një projekt prej 3.5 milionë dollarësh për të “forcuar shoqërinë civile dhe sektorin e medias në Uzbekistan” dhe një projekt prej 6.4 milionë dollarësh për “luftën kundër korrupsionit” në Republikën e Kirgistanit.
Trump mund të ketë qenë i detyruar të ndërmarrë një ngrirje të gjerë të ndihmës së huaj, por nëse vetëm 10 milionë dollarë nga USAID-i për një operacion të mbështetur nga Sorosi ndihmuan në shkatërrimin e demokracisë në Shqipëri, sa më shumë dëm mund të shkaktojnë 31.2 milionë dollarë çdo vit? Po 40 miliardë dollarët që shpërndahen përmes USAID-it? Për fatin e mirë të aleatëve tanë demokratikë në mbarë botën, Trump refuzoi të priste dhe të shihte çfarë do të ndodhte. / Washington Examiner – Syri.net