Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin madhështor në Romë ka akuzuar Edi Ramën se, është një Toto Rina, i cili ja ka dorëzuar Shqipërinë krimit.
Sipas liderit të opozitës, vendi ynë është në rreziqe ekzistenciale, prandaj Shqipëria ka nevojë për shqiptarët kudo që ndodhen, të votojnë në 11 maj.
“Miqtë e mi, këtu në Romë është selia e aleatit më të vjetër të kombit shqiptar dhe ky aleat është Vatikani.
Me këtë rast dua të shpreh mirënjohjen më të pakufishme Vatikanit, Atit të Shenjtë për mbështetjen e çmuar që Selia e Shenjtë ne shekuj dhe personalisht shenjtëria e tij i kanë dhënë dhe i japin kombit shqiptar.
Të dashur miq, udhëtimi drejt diasporës dhe emigracionit është në thellësinë e tij një thellësi drejt dhimbjes, drejt sakrificës, drejt mallit, udhëtim drejt atyre që e nisën jetën e tyre nën zero.
Udhëtim drejt atyre që u ndanë me lot me nënën e tyre, me prindërit e tyre, të pasigurt nëse do i gjenin ndonjëherë tjetër.
Udhëtim drejt atyre të cilët nuk kuptonin një fjalë të vetme nga gjuha e vendit ku shkonin.
Udhëtim që i detyronte ata, i përballte ata me të panjohura të mëdha.
Por ky udhëtim është njëkohësisht udhëtim i njerëzve që triumfojnë, udhëtim i atyre që mposhtin çdo vështirësi.
Udhëtim që me djersën e tyre ndërtojnë një jetë të tërë.
Udhëtim që me djersën e tyre kontribuojnë në vendin e tyre.
Ndaj dhe unë kam ardhur sot të përulem me nderim të madh para jush. Ju jeni frymëzim për arritjet e njeriut.
Ju sot shkëlqeni në të gjitha fushat e këtij vendi të bekuar.
Por kam ardhur gjithashtu besimplotë tek ju për të ndarë me ju rreziqet e mëdha me të cilat përballet vendi ynë i dashur, Shqipëria.
Kam ardhur tek ju i bindur se çdo shqiptar patriot i lindin nënast për të dashur Shqipërinë.
Kam ardhur me bindjen e plotë se çdo shqiptar i lindin nënat për t’i dalë zot Shqipërisë.
Miqtë e mi, sot në zyrën e kryeministrit nuk është një qeveritar nuk është një qytetar shqiptar.
Miqtë e mi, sot kryetari i qeverisë mund të quhej në mënyrë absolute Toto Rino, çfarë të doni ju. Ky është Edi Rama.
Edi Rama ia ka dorëzuar Shqipërinë krimit në traditën e baballarëve të tij, të cilët krimin politik, varjen në litar, ekzekutimin para skuadrave të pushkatimit e quanin të dobishëm.
Edi Rama përdor sot krimin për të mposhtur shqiptarët sot për pushtetin e tij.
Sot Toto Rinat shqiptarë apo El Çapot shqiptarë në krye të qeverië shumëzojnë me zero qytetarët shqiptarë.
Pronat dhe çdo pasuri përrallore e ndan me trafikantët, e ndan me kriminelët, e ndan me klanet e tij.
Miqtë e mi, rreziqet e sotme të Shqipërisë janë rreziqe ekzistenciale.
Shqipëria gjithmonë ka pasur rreziqe, por këtë herë të gjitha rreziqet janë mishëruar në një njeri dhe ky njeri është El Çapo shqiptar apo Toto Rino shqiptar”, u shpreh Berisha.