Në fjalën e mbajtur gjatë takimit me diasporën në Romë, lideri i opozitës Sali Berisha ka evidentuar dhe faktin se, presidenti i Amerikës, Donald Trump i ka ndaluar ‘Anthony Blinkenit, kukullës së Sorosit, të hyjë në ndërtesat federale!’.
Kryedemokrati i shpreh se, ‘e përshëndesim këtë vendim të presidenti Trump’, duke e mbështetur në hapin e ndërmarrë.
“Cili është rreziku tjetër i tretë për Shqipërinë? Ekstremizmi i majtë.
Në Shqipëri, filloi beteja kundër familjes.
Në Shqipëri, filloi numeritimi i prindërve.
Në Shqipëri, Edi Rama, i frymëzuar nga monstra e njerëzimit, Xhorxh Soros, solli në parlament ligjin për të krijuar fermat e grave, për të lindur fëmijët e askujt.
Ju mund t’u duken habi, por këto janë realitet në Shqipëri.
Edi Rama e shndërroi Shqipërinë në kopshtin e Xhorxh Sorosit, armikut të egër jo vetëm të kombit shqiptar, por edhe të njerëzimit.
Të dashur miq, ne qëndruam. U përpoqën të na shfarosin.
U përpoqën për një Shqipëri pa opozitë, u përdor gjithë pushteti i narkoshtetit shqiptar, por e vërteta edhe pushteti i monstrës së njerëzimit, Xhorxh Soros dhe mafies së tij.
Mirëpo ne e dinim se Shqipëria pa opozitë nuk duhet të ekzistojë.
Kishim qenë ne pa opozitë, e kishim provuar se çfarë ishte Shqipëria pa opozitë. Nata më e keqe e një kombi.
Ndaj dhe nuk u dorëzuam. Ndaj dhe me besim të madh shkojmë drejt fitores.
Por, një gjë duhet ta pranojmë. Ka gjëra tokësore, ka edhe gjëra hyjnore.
Dhe në këtë kontekst, dy mrekulli sa tokësore dhe aq hyjnore ndodhën.
Mrekullia e parë e madhe ishte fitorja e Donald Trump në SHBA.
Një mik i imi amerikan, që ka një radio, të nesërmen e kësaj fitoreje, shkroi se mrekullia për Amerikën ndodhi. Iu përgjigja, mrekullia për gjithë botën ndodhi.
Kështu që ne mbrojtëm ato vlera që janë vlera bazë, themelore për njerëzit e lirë.
Dhe kjo fitore ishte e një rëndësie të madhe. Miq, ekstremi i majtë në SHBA ishte rreziku më i madh pas Luftës së Dytë Botërore që iu kanos njerëzimit.
Se ky ekstrem po marshonte me flamurin dhe fuqinë e vendit të madh të lirisë.
Filloi të lavdërohej censura. Por çdo njeri i lirë e ka të qartë se aty ky fillon censura, aty fillon diktatura.
Dhe unë jam gëzuar shumë kur në një nga aktet e para, Donald Trump dënoi dhe ndaloi censurën. Censura atje do të thoshte terr për këdo.
Pra, kjo ishte mrekullia e fitores së Donald Trump. Dekretoi dy gjini. Dhe unë u jap fjalën ju se desorosifikimi i Shqipërisë është një nga prioritetet tona më të mëdha.
Por miq e keni marrë vesh lajmin, mbrëmë presidenti Donald Trump i ka ndaluar kukullës së Sorosit, Entoni Blinken të futet në çdo ndërtesë federative.
STOP! I pabesë.
Organizoi kurthe, letra dhe gjëra të tjera për të mashtruar kombin e tij amerikan.
Detyrën që mori si Sekretar i Shtetit më të madh, përfundoi në sekretar shteti të Sorosit.
Sekretar i Xhorxh Sorosit. E përshëndesim këtë vendim”, tha Berisha.