I dashuri Edi’ i disa evropianëve, si shpirti binjak i Bashar al Assad-it në Tiranë

Nga Ndricim Kulla

Assadi ia mbathi nga pallati i tij presidencial prej ku shkatërroi me ëndrra mankthi dhe vese pushteti. Fjeti ,shtypi,vrau  dhe sundoi për rreth 24 vjet me radhë mbi krime deri sa në fund e detyruan të dorëzohej. Ai iku i tmerruar  drejt e në folën mbrojtëse që i kishte caktuar mbështetësi i tij i vyer i punëve të errëta ndërkombëtare, Vladimir Putin.

Burime dëshimtarësh vazhdojnë të thonë ende nëpër kronika lajmesh, se ai u largua në të njëjtin çast kur kryengritësit që e rrëzuan, mësynë mbi pallatin presidencial, në të cilin ai ka bërë skenarët dhe formuluar urdhërat e genocidit mizorë mbi popullsinë e gjakut të tij.

Iku pa guxuar të shikonte askënd në sy, as bashkëpuntorët e tij, pa lere më ata që ngritën krye kundra regjimit të tij. Iku me shpejtësinë e rrufesë për të shpëtuar fatin në lëkurën e tij gjakësore.

Basshar al Asad për çerek shekulli e mbajti atdheun e tij në flakët e luftës, ankthit ,dhimbjeve dhe torturave të kryer ndaj popullit të tij.

Pati lider perëndimor që për fatin e keq heshtën dhe nuk e panë Assadin e Sirisë se çfarë bënte dhe as nuk i ndjenë dhimbjet e krimeve të tij, sepse mjergulla e sinqeritetit dhe ndeshmërisë politike, para syve të tyre ndoshta dhe për interesa të vetjake, i pengoi  ta bënin.

A ka arsye ku ndokush ta kundërshtoj këtë ngjashmëri me sytë e verbuar të perëndimit mbi ato që i bëri diktatori shqiptar dhe Xhorxh Sorros Shqipërisë në këtë dekadë ?

Legjendat e lajmeve në  historitë e ngjarjes të arratisurit Basshar al Sadat, po na lënë një kujtes të fortë, që t’i shikojmë më thellë diktaturat si kjo e jona sot në oborrin e Europës, kur për fat të keq diktatorin e saj europianët e thërrasin ende” i dashuri Edi”.

Bashar al Assad vrau dhe torturoi në kurthin e luftës civile që krijoi vetë, rreth 500 mijë sirian bashkombas të tij në tokën e tyre.

Ndërsa diktatori ynë me terrorin e tij të bardhë, zboi nga vëndi i tij mbi një milion shqiptar brënda tre  mandateve të tij të grabitura me dhunë, blerje dhe manipulim.

Po të kemi krahasojmë demografinë më mirë le të kujtojmë lemerinë.

Në Siri diktatori i trashëguar nga dinastia atërore më së fundi thyeu qafën dhe iku, ndërsa Siria ndjeu mbas afërsisht 50 vjetësh frymarrjen e saj të lirë, duke qënë në të njëjtin moment në prag të një sfide dramatike të së ardhmes. Cila do jetë prespektiva e saj e së ardhmes? Rruga e sistemit pluralist, demokracisë dhe lirisë, apo rruga e kaosit e drejtuar nga interesa dhe motivime  sektesh dhe ndarjesh  egoisto – fetare, të  cilat mund të rezultojnë në një vijim të pa fundmë tragjikë.

Kjo pyetje, se çfarë drejtimi do të marrë Siria në të ardhmen është një pyetje po kaq dramatike që bëjmë ne shqiptarët sot ende nën sundimin e ‘Qoftëlargut’ të rikthyer. Për këtë duhet të ketë një përgjigje të qartë, të sakt dhe të shpejt. Ne ende e kemi diktatorin në fuqi, i cili ka mbi një dekadë që po qeveris me  dhunë, krime dhe gënjeshtra si Bashar al Assadi.

Por paralelia jonë diktatoriale e këtyre momenteve ështe një realitet tjetër kulturor, historik dhe gjeopolitik.

 Në radhë të parë Shqipëria është tjetër shpirt kulturor. 

Është në Europë dhe ka brënda zemrën dhe kulturën e saj.

Ka trashëgimi të cilësuar historike, kulturore dhe njerëzore në shërbim të këtij qytetërimi. Shqipëria ka gjithashtu një trashëgimi të provuar demokratike me gjithë trivolitë historike, të cilat më së shumti nuk lidhen vetëm me faktorin njerëzor shqiptarë që i kanë krijuar stërmundime të mëdha deri në kufitë e mbijetës për të ecur në udhën e saj drejt lirisë dhe demokracisë.

Shqipëria, edhe në këto momente të vështira, ku diktatura e instaluar me një strategji të shumë investuar të mafies politike ndërkombëtare , ka aktivizuar rezistencën e saj për të rikthyer demokracinë e përmbysur, pa e ndryshuar në asnjë moment orientimin e busullës së saj historike perëndimore.

Megjithatë poshtë ëndrës demokratike shtrëngon ende një zhgjëndër. Regjimi e ka përmbysur  demokracinë dhe e ka shndërruar vëndin në diktataturë.

Për diktatorët, si për çdo fenomen tjetër natyror apo shoqëror, njerëzit, kushdo dhe ku do qofshin  meditojnë më shumë kur ngjashmeria e çastit i prek dhe i shqetëson në jetën e tyre.

Fati i diktatorit 24 vjaçar i kurorëzuar me përmbysjen e tij të plotë të gjithë dinastisë gjysëm shekullore  është pa asnjë dyshim një kujtes e fortë për të gjithë popujt, se diktaturat janë sisteme të dhunshme dhe mizore, por janë të përkohshme. Jo më kot Platoni lëshoi profecinë e tij politiko-filozofike e cila i mbijetoi mijëvjeçarëve se, “demokracia nuk është sistemi më i mirë por nuk ka më të mirë se ajo”.

Assadi , diktatori i Sirisë po na kujton sot që t’i dallojmë edhe më mirë raportet tona me diktatorin tonë në Tiranë. Ai është i gjatë siç ka edhe dëshirë ta përsërisë gjithmonë veten në delirin e tij të madhështisë, për të mbuluar njëkohësisht shumë veti njerëzore që donte t’i kishte si të tjerët ,por që dramatikisht i mungojnë. Sidomos për çfarë ai i ka bërë keq ose shumë keq .

Imazhin e rremë të reformatorit të Shqipërisë së qeverisur nga Edi Rama në fakt po e denoncon me faktet dhe skandale të përditshme, vetë diktatura e duarve të tij, me keqëqeverisjen e tij kriminale, korrupsionin, mashtrimin, dhunimin e demokracisë dhe pluraluzmir, kapjen e drejtësisë, luftën e klasave dhe burgosjet politike të opozitës.

Diktatorët janë pa asnjë dyshim shpirtëra binjak të njeri tjetrit që ngjasojnë.

Tre rezoluta të fuqishme ndërkombëtare e shpuan tejpërtej kupolen mbrojtëse që i kishte ndërtuar  vëllaut të tij të madh, diktatorit shqiptarë me rrjetet gjigande zhurmuese vëllau i tij i vogël. Valët e mesazheve të tyre po përhapen sot  furishëm në të gjithë botën demokratike.

Të shtypurit e Sirisë rrëmbyen armët dhe e dëbuan Asadin me armë. Nuk kishin rrugë tjetër.

Ne kemi zgjedhur rrugën demokratike në luftën dhe përpjekjet tona për të rikthyer normalitetin demokratik të përmbysur nga regjimi, e cila do vazhdoj me protesta dhe mosbindje civile në të gjitha nivelet e instucioneve. Pushteti është para zhvillimeve të mëdha dhe nuk e ndjenë më veten komod në statuskuonë e tij, se i ka të gjitha nën thundër, policinë, gjykatat, administratën, shtypin, paratë dhe gjithçka. Aq më shumë kauzën, që mbron me repression ,me  gazë lotësjellës dhe burgosje politike,   tashmë po e ndjen thellë se i ka kundra tij.

Vetëm qeveria teknike para zgjedhjeve parlamentare do t’i hap rrugë paqes dhe shmangies së dhunës.

Kjo është oferta më e thjeshtë dhe kompromisi më zemërgjerë i popullit të revoltuar dhe opozitës në mënyrë që rotacioni i pushtetit të verifikohet nën një trasparenc të qartë dhe të besueshme.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *