Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka nga Italia i bëri thirrje të gjithë emigrantëve që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit
Në fjalën e tij ai deklaroi se do të jetë vota e diasporës që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri më 11 maj.Të gjithë në diasporë – u shpreh Noka- duhet të bëjmë gjithçka që mos lejojmë që Rama Shqipërinë ta kthejë në tokë të djegur dhe Shqipëria të ngelet dhe i huaj për ne.Zhvillimit ju pre rruga nga PPP e famshme, nga krimi dhe korrupsionit qeveritar. Shqipërinë Edi Rama e ktheu në narkoshtet. Kjo gjë turpëron cdo shqiptar të denjë, por Edi Ramën dhe bandën e rilindjes kjo nuk e turpëron.Kjo bëri që ju të merrni rrugët e botës dhe hallet dhe problemet tuaja nuk i ka trajtuar shteti, por Shqipëria është ushqyer nga ju, nga emigrantët shqiptarë. Ju keni kuruar plagët.
Këtu shumë kanë ardhur të rinj, por sot janë gjyshër dhe mbesa.Të gjithë në diasporë duhet të bëjmë gjithçka që mos lejojmë që Rama Shqipërinë ta kthejë në tokë të djegur dhe Shqipëria të ngelet dhe i huaj për ne.
Ne duhet ti prijmë atij ndryshimi të shumëpritur dhe ndryshimi do vijë nga vota e diasporës.
Që ky ndryshim të trokasë më 11 maj duhet që mërgata shqiptare të regjistrohet dhe votojë masivisht në këto zgjedhje”, tha nder te tjera Noka.