Takimi në Romë/ Bardhok Doda: Populli e ka kuptuar që ndryshimi duhet të vijë, dhe këtë ndryshim e sjell vetëm ardhja e PD

Kryetari i PD në Romë, Bardhok Doda u shpreh se Populli e ka kuptuar që ndryshimi duhet të vijë, dhe këtë ndryshim e sjell vetëm ardhja e PD

Fjala e kryetarit te PD Rome

Të dashur bashkatdhetarë,

Të mbledhur këtu nga të gjitha qytetet e Italisë, ju uroj nga zemra mirëseardhjen në këtë tubim, në nder të vizitës së liderit të Partisë Demokratike, të pamposhturit Sali Berisha.

Është kënaqësi dhe nder për mua të shoh këtë sallë të mbushur plot, gjë që tregon më së miri mbështetjen e pakufizuar që ju i jepni kauzës sonë të përbashkët: çrrënjosjes së regjimit autokrat, të vendosur tashmë prej 12 vitesh në Shqipëri nga një antishqiptar si Edvin Kristaq Rama.Ky individ, i lidhur ngushtë me organizata që nuk ia duan të mirën kombit tonë, po bën gjithçka të mundur për të zbrazur Shqipërinë, me qëllim që ta sundojnë më lehtë dhe ta zgjasin pushtetin e tyre të mbështetur në krim, ryshfet dhe korrupsion në çdo aspekt të qeverisjes.

Shembulli më i qartë i këtij bashkëpunimi kriminal ishte edhe izolimi për më shumë se një vit i liderit Sali Berisha. SPAK-u, si një krijesë e pastër e organizatës Sorosiane, kishte për qëllim shkatërrimin e Partisë Demokratike, duke synuar të sigurojë që Edvin Kristaq Rama të zgjasë sa më shumë pushtetin e tij.

Por, gjatë këtyre viteve, ata nuk ia dolën të demoralizonin demokratët, të cilët, edhe pse të mbetur pa liderin e tyre, dolën në rrugët e Shqipërisë në mbrojtje të kauzës për një Shqipëri demokratike dhe për largimin e këtij regjimi, që synon shuarjen e opozitarizmit.Por kohët po ndryshojnë. Tani është koha jonë! Populli e ka kuptuar tashmë që ndryshimi duhet të vijë, dhe këtë ndryshim e sjell vetëm ardhja e Partisë Demokratike në pushtet.

Vetëm idetë dhe programi i partisë sonë do t’i hapin rrugën çlirimit të vendit nga vargonjtë e krimit dhe korrupsionit që ka kapur çdo cep të qeverisjes aktuale, me Edvin Kristaq Ramën në krye.

Shumë punë kemi përpara për të realizuar qëllimin tonë, të dashur demokratë dhe demokrate!

Mobilizimi ynë në zgjedhjet e 11 majit duhet të jetë maksimal, në mënyrë që asnjë votë të mos neglizhohet. Për ta bërë të mundur këtë, çdo njëri prej jush duhet të regjistrohet në listat e zgjedhjeve, sepse koha nuk pret!

Pavarësisht përpjekjeve të Edvin Ramës për të vjedhur votat me ndihmën e bandave, oligarkëve, administratës dhe policisë, ne demokratët nuk kemi forcë që të na ndalë! Ne do ta bëjmë Shqipërinë një anëtare të denjë të Bashkimit Europian!

Shembulli i liderit Sali Berisha duhet të na japë kurajë që të mos dorëzohemi në përpjekjen tonë për fitoren e 11 majit.

Fitore, fitore!

Rrofshin demokratët anembanë botës!

Rroftë lideri ynë, Dr. Sali Berisha!

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *