Pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, Lëvizja Bashkë ka paralajmëruar se do të mbaj një protestë të mërkurën para Kryeministrisë.
Në një postim në Facebook, Lëvizja Bashkë shkruan arrestimi i Erion Veliajt është një hap i rëndësishëm në vendosjen e drejtësisë në Shqipëri.
Ndërsa më tej, LB shkruan se bashkë me Veliaj, duhet të ishte në burg për inceneratorët, lejet e kullave në Tiranë, ligjin e investitorëve strategjikë dhe koncesionet e shumta, edhe kryeministri Edi Rama.
“Në këto kushte, me përgjegjësinë më të lartë politike, Lëvizja BASHKË thërret të gjithë qytetarët në protestë të mërkurën në orën 18:00 përpara kryeministrisë”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Bashkë.
Postimi i plotë i Lëvizjes Bashkë:
Arrestimi i Erion Veliajt është një hap i rëndësishëm në vendosjen e drejtësisë në Shqipëri. Gjithsesi korrupsioni në Shqipëri shkon më lart, tek Edi Rama.
Sot Edi Rama duhet të ishte në burg bashkë me Erion Veliajn për inceneratorët, lejet e kullave në Tiranë, ligjin e investitorëve strategjikë dhe koncesionet e shumta. Kjo është detyra e institucioneve të drejtësisë.
Detyrë dhe e drejtë e qytetarëve është të kërkojnë të mos qeverisen më nga një kryeministër i fund e krye i korruptuar, kloni politik i të cilit sot është në burg i akuzuar për 9 vepra korruptive.
Në këto kushte, me përgjegjësinë më të lartë politike, Lëvizja BASHKË thërret të gjithë qytetarët në protestë të mërkurën në orën 18:00 përpara kryeministrisë.
Edi Rama duhet të japë dorëheqjen një orë e më parë.