SPAK ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Sipas SPAK, Veliaj akuzohet për disa vepra penale. Ai dyshohet për “korrupsion” dhe “pastrim parash”.Mësohet se Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në nëntë raste. Xoxa është nën akuzë për fshehje pasurie dhe pastrim parash.Ndërsa, pesë biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, e vendosur në masën e sigurisë “arrest shtëpie” akuzohen për veprën penale “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.Dyshohet se biznesmenët kanë marrë tendera të dyshimtë pranë Bashkisë së Tiranës.
Por në njoftimin e tij SPAK zbulon dhe një tjetër skandal të ndodhur gjatë hetimeve.Bëhet fjalë për deputeten socialiste Klotilda Bushka, e cila prej vitesh mban postin e Kryetares së Komisionit Parlamentar të Ligjeve.Përveç sa është përmendur më sipër, Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases K. B. Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.
Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim K. B. ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024”,thuhet në njoftimin e SPAK-ut.